Tashmë është marrë vendimi zyrtar për sfidën Skënderbeu-Teuta, ku takimi do të luhet dhe pritet të nisë rreth orës 14:20. Shkak u bë mungesa e ujit në dushet e dhomave të zhveshjes, ku thuhej se ndeshja mund edhe të mos zhvillohej.
Delegati i këtij dueli ka marrë vendimin për ta luajtur këtë sfidë në orën 14:20. Dueli do të luhet me top me ngjyrë të kuqe, duke parë se terreni i fushës së stadiumit “Skënderbeu” është tërësisht i mbuluar nga dëbora.
Ndeshja Skënderbeu-Teuta është e vlefshme për fazën çerekfinale, të Kupës së Shqipërisë.