Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kapet banda e rrezikshme, disa të arrestuar (VIDEO)

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kapet banda e rrezikshme, disa të arrestuar (VIDEO)

Policia ka njoftuar finalizimin e operacionit të quajtur “Storm”, ku u shkatërrua një bandë nga Kurbini, e akuzuar për disa vepra të rënda penale. Kreu i policisë së Tiranës renditi disa ngjarje kriminale, pas së cilave tha se dyshohet se qëndronin këta persona. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, 1 në kërkim dhe 2 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Të njëjtat burime shtojnë se janë sekuestrohen veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura. Në sajë të operacionit të koduar “Storm”, janë zbardhur 2 vrasje të mbetura në tentativë, 2 vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Njoftimi

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “STORM”.

Zbardhen dy vrasje të mbetura në tentativë, dy vjedhje të automjeteve dhe vjedhje të sendeve personale dhe portofolit të një shtetasi që kthehej nga Gjermania.

Vihen në pranga 5 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë.

Sekuestrohen veshje të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dy automjete të vjedhura, targa automjetesh të vjedhura, një armë gjahu, municion luftarak, 13 aparate celulare dhe sende të tjera të vjedhura. Në kuadër të punës hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, si rezultat i një pune policore dhe procedurale të pandërprerë disajavore, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në bashëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin (DVP Lezhë), mbështetur nga Forcat Speciale FNSH dhe RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “STORM”.

Si rezultat i këtij operacioni është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

– Ibrahim Difaj, 31 vjeç, banues në Kurbin;

– Damjan (Besmir ) Lleshaj (Prela), 34 vjeç, banues në Mamuras, Kurbin, i dënuar më parë për vjedhje;

– Robert Laci, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë;

– Ilirian Feçi, 47 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali, për grabitje të bankave dhe trafikim të lëndëve narkotike;

Është arrestuar në flagrancë shtetasi Erion Mulaj, 30 vjeç, banues në Durrës.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: M. M., 67 vjeç, banues në Durrës dhe E. V., 30 vjeçe, banuese në Kurbin.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi Shpetim Kraja, 35 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga puna e bërë deri tani rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, janë autorë të dyshuar të ngjarjeve si më poshtë:

– “Vrasja e mbetur në tentativë e punonjësve të Policisë” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, ngjarje e ndodhur më datë 14.01.2022, në Fushë-Krujë, autor të dyshuar të të cilës janë shtetasit Ibrahim Difaj, Shpetim Kraja dhe shtetasja E. V.

Më datë 14.01.2022, në Qafë Kashar, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një mjeti, drejtuesi i të cilit nuk ka ndaluar dhe është larguar në drejtim të Fushë Krujës. Në tentativë për t’u larguar, mjeti është përplasur me një bordurë dhe personat që ndodheshin në mjet, kanë dalë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të Policisë dhe duke përfituar nga errësira janë larguar duke braktisur mjetin.

– “Vrasja” e mbetur në tentativë e shtetasit A. Gj., ndodhur më datë 17.08.2021, në vendin e quajtur fshati Adriatik, Fushë Kuqe. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje janë shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci.

Më datë 17.08.2021, shtetasit Ibrahim Difaj dhe Ilirian Feçi, kundrejt pagesës 20000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin A. Gj.

– Vjedhje e automjetit tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit I. M., ndodhur më datë 11.01.2022 në Vorë. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

– Vjedhje e automjetit tip “Volksëagen Touran, në pronësi të shtetasit J. M., ndodhur më datë 25.01.2021, në lagjen nr. 5 Laç, Kurbin. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

– Vjedhja e sendeve të shtetasit A. D., më datë 25.01.2021, rreth orës 05:00, në autostradë, tek nënkalimi i Patokut, në lagjen nr. 6 Laç, Kurbin. Pasi ka zbritur nga autobusi me të cilin kishte ardhur nga Gjermania, shtetasit A. D. i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

– Vjedhja e disa produkteve ushqimore në dyqanin e shtetasit K. C., më datë 26.01.2022, në vendin e quajtur Malbardhe-Fushë, Milot. Autorë të dyshuar janë shtetasit Ibrahim Difaj dhe Shpetim Kraja.

Materialet i kaluan për hetime të metejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve:

– Ibrahim Difaj, Damjant Lleshaj dhe Shpëtim Kraja, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Vjedhja”;

– Erion Mulaj, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”;

-E. V., për veprën penale “Moskallëzim krimi”;

– M. M. për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu materialet i kaluan për hetime të mëtejshme dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, në ngarkim të shtetasve:

– Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi dhe Robert Laci, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje”, si dhe në ngarkim të shtetasit Ibrahim Difaj dhe shtetasit të shpallur në kërkim Shpëtim Kraja, për veprat penale ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Garantojmë qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorive respektive dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, po punojnë intensivisht për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë dhe shumë shpejt do kemi rezultate të tjera.

Ftojmë qytetarët që të mbështesin strukturat e Policisë dhe të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, duke garantuar anonimat të plotë e të sigurt dhe një reagim të mënjehershëm e të paanshëm.

Tags: bandeoperacioni Stormpolicia

TË LIDHURA

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

09:24 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj
Aktualitet

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”
Politikë

Rama kërkon dorëheqjet e krerëve të njësive administrative, sot afati i fundit: “S’mund të përsërisim gabimet në ‘Shqipërinë 2030’”

08:20 | 14/07/2025
Next Post
“Ukrainës t’i dërgohen m*nicione”, Balla-Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

"Ukrainës t’i dërgohen m*nicione", Balla-Berishës: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Po rritet grumbullimi i trupave ruse

Ministri i Jashtëm ukrainas i alarmuar: Po rritet grumbullimi i trupave ruse

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën
Aktualitet

Rama: Në Theth s’do të ketë resorte, do t’i rrafshojmë! Plani për ujin, mbetjet dhe naftën

by mirseda
09:24 | 14/07/2025
0

Në takimin me deputetë të qarkut të Tiranës, Kryeministri Edi Rama është ndalur në aksionin për lirimin...

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

Për vrasjen e saj u paguan 30 mijë euro nga bashkëshorti/ Vijon sot seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, pritet dëshmia e vëllait të saj

08:29 | 14/07/2025
Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

Rutte udhëton për në Uashington, do të takohet me Trump, një njoftim i rëndësishëm pritet nga SHBA

08:25 | 14/07/2025
Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

Horoskopi i së hënës/ Java nis me ndryshime dhe emocione të forta për shenjat

08:22 | 14/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com