Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Braho: Amerikanët duan që Berisha të zhduket nga faqja e dheut

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Braho: Amerikanët duan që Berisha të zhduket nga faqja e dheut

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka folur për zhvillimet politike në vend teksa ka komentuar edhe konfliktin në Partinë Demokratike. Në studion e “Frontline”, Braho u shpreh se ka marrë fund historia e marrjes së selisë me dhunë nga ana e Berishës, teksa e cilësoi një njeri që krijon situata të paqena. Ish-deputeti i PS-së shprehu keqardhje për ata që e ndjekin nga pas ish-kryeministrin, ndërsa deklaroi se amerikanët duan që Berisha të zhduket nga faqja e dheut dhe të mos shfaqet më në skenën politike. Sipas tij, Berisha është një figurë e padëshirueshme, që nuk mund të çojë revolucione deri në fund.

“Mund të ketë bashkim të tij me koalicione të tjera, që janë në krahun e Berishës. Do gjejë logo të një koalicioni. Kandidatët mund të jenë emra të PD-së, të Berishës. Por nuk është legalizuar akoma si parti. Ajo histori ka mbaruar, e marrjes së selisë nga Berisha. Ky është Berisha. Ambasadorja e quajti; Spin doctor, që do të thotë njeri fantazist, që krijon situata të paqena. Mjerë ata që e ndjekin pas. Sheh ata njerëz gjysmë të dehur, të droguar, mental të fjalës. Deklarata e Kim përkthehet më shqip, që Berisha duhet të zhduket nga faqja e dheut politikisht. S’duket të dëgjohet dhe të marrë pjesë Berisha akoma në politikën shqiptare. Është i padëshirueshëm. Revolucionet s’i bën dot Sali Berisha. Këtë revolucion as e ka filluar as nuk e çon dot deri në fund.

Revolucionet s’bëhen me filozofinë e Berishizmit. Është filozofi e tejkaluar. Është kopje e keqe e filozofit Karl Smid, bashkimi i dhunës, i të konsideruarit kundërshtarit-armik. Këtë bëri në 92-93. Kundërshtarin e tij Nano e eliminoi, këtë bëri në 96.. Dhunë mbi deputetët socialistë, këtë bëri në 97, në 21 janar, në të gjitha ngjarjet. Ky është Berisha që sheh vetëm armiq për vdekje, që ose i vret, ose i dhunon, ose i eliminon. Ky ‘revolucionar’ i madh që shpresën e ka të dhuna, se kupton se koha ka kaluar”, tha Braho.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho, e ka konsideruar të nxituar vendimin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme lokale në mars. Ai tha se qarqet diplomatike i kanë vënë vizën (Metës) duke përmendur edhe vizitën e presidentit Erdogan i cili nuk e takoi atë.

“Zgjedhjet mund të bëheshin edhe më mirë nëse bëheshin ndryshime në kodin zgjedhor. E mira ishte të bëheshin tani. Presidenti ka nxituar dhe ka vrapuar në Shkodër. Kjo vizitë është llogaritur nga Meta dhe Berisha që mundet që e vetmja Bashki që mund të votohet nisur edhe nga tradita. Mund edhe ta marrin. Janë bashkë, Meta dhe Berisha. Ky gjest i vë kapakun turpit të madh që Meta legalizon koalicionin me Sali Berishën. Tenxherja ka gjetur kapakun. Meta shkon në Shkodër ku firmosi marrëveshjen me Ramën.

Meta nuk e do Partinë Demokratike të Lulzim Bashës. Meta do ta kthejë LSI-në në një karrocë dore. Ilir Meta ka kohë që nuk është më president formalisht. Do të shohim edhe çudira të tjera nga Ilir Meta deri sa të lërë titullin president. Meta nuk besohet se do të shkarkohet par afatit. Fakti që Erdogan nuk e priti, nuk e takoi nuk pritet nga homolog. Ngjarje diplomatike shumë e rëndë. Qarqet diplomatike i kanë vënë vizën (Metës). Një shtet i madh siç është Turqia, që të vërë vizën ky shtet, tregon që një pozicion të rëndë të tij institucional”, përfundoi ai.

Tags: BerishaMetaSpartak Braho

TË LIDHURA

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat
Aktualitet

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

16:08 | 04/02/2026
VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri
Aktualitet

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

15:59 | 04/02/2026
33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar
Aktualitet

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

14:53 | 04/02/2026
Next Post
11 vite nga protesta e “21 Janarit”/Rama: Drejtësia vonon, po nuk harron!

11 vite nga protesta e "21 Janarit"/Rama: Drejtësia vonon, po nuk harron!

Haklaj lëshon deklaratën bombë: Në 8 janar një person me thikë do vriste Bashën

Haklaj lëshon deklaratën bombë: Në 8 janar një person me thikë do vriste Bashën

Gazetarja përplaset nga makina teksa raportonte LIVE (VIDEO)

Gazetarja përplaset nga makina teksa raportonte LIVE (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat
Aktualitet

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

by mirseda
16:08 | 04/02/2026
0

Banorët e fshatit Luz i kanë dhënë për të disatën herë protestave për të kërkuar përmirësimin e...

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

VENDIMI/ Pas rreth një viti bllokim, rikthehet aksesi i plotë i TikTok në Shqipëri

15:59 | 04/02/2026
Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina  Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

Ka ende ndjenja për Keijsin? Stelina Jam shumë e trazuar! Komenton edhe bisedën virale në rrjet

14:57 | 04/02/2026
33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

33 masa arresti për skandalin e mbetjeve të “Kurum”/ Prokuroria e Durrësit njoftim zyrtar

14:53 | 04/02/2026
Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

Shehaj: Kryeministri po sulmon drejtësinë në kohën kur GJK duhet të vendosë për Ballukun

14:24 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com