Meghan Markle është shpallur “anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore”, në një studim të ri të publikuar nga kompania arsimore Oxford Royale.
Sipas “The New York Post”, përfundimi është nxjerrë bazuar në kredencialet akademike të anëtarëve të familjes mbretërore, nga rezultatet e tyre të shkollës së mesme deri te kolegjet ku ata kanë shkuar, duke përdorur renditjen e QS World University.
40-vjeçarja Meghan zuri vendin e parë, falë marrjes së diplomave të shumta nga Universiteti prestigjioz Northwestern në Illinois, i cili renditet në vendin e 30-të në renditjen e QS.
Nga ana tjetër, Kate Middleton renditej si anëtarja e dytë më inteligjente e familjes; ajo studioi tre nivele A dhe vazhdoi të studionte në Universitetin e St. Andrews – ai renditet në vendin e 91-të në renditjen botërore të QS.
Ndërkohë, Princi William doli në vendin e tretë. Princi Harry nuk arriti të hynte në top 10.
Burimi i lajmit: The News. Përshtatur nga Tirana Today