Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Koka në mbrojtje nga avokati i Fatos Nanos/Rama: PS s’do bëhet avokate e askujt

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koka në mbrojtje nga avokati i Fatos Nanos/Rama: PS s’do bëhet avokate e askujt

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pritet të dalë sot në orën 11:15 minuta para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhënë në mungesë nga Gjykata e Posaçme dy ditë më parë. Ish-ministri do të ketë mundësinë të parashtrojë pretendimet e tij për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit” dhe “Pastrimit të parave” të ngritura nga SPAK.

Prokuroria thotë se Ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës, nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit. SPAK ka konstatuar se është aplikuar procedura me negocim pa shpallje paraprake, kur këtë gjë e përjashton ligji.

Në kërkim për këtë dosje mbeten dy biznesmenët Stela Gugallja dhe Klodian Zoto që akuzohen se kanë lëshuar fatura fiktive me vlerë 3.6 milionë euro, për punime që nuk janë kryer asnjëherë në inceneratorin e Elbasanit.

Një ditë më parë u raportua se Koka nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore, për arsye që ende nuk dihen, por në sallë do të paraqitet vetëm avokati i tij. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-kryeministrit Fatos Nano. Braka ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve pas daljes nga takimi që ka pasur me Kokën në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, duke ia lënë gjithçka në dorë vetë të akuzuarit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar dje për herë të parë pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, sa i takon çështjes së inceneratorëve. Rama ka reaguar në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komentit të një qytetari për këtë çështje. Më tej ai ka deklaruar se pavarësisht hetimeve të SPAK, investimet janë aty, duke shtuar se arrestimi i Kokës nuk i bën fare përshtypje. Po ashtu ai u shpreh se rasti i Kokës është rast personal i tij.

“Syrja Islami halle halle kjo dynja halli hallit nuk i ngja thotë populli. Por që t’i përgjigjem thelbit të komentit tënd, edhe impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve, që i kanë hapur rrugën e shpëtimit afatgjatë nga ndotja e rëndë e plehrave zonës së Elbasanit, Tiranës e Fierit gjithashtu, edhe Reforma në Drejtësi po se po, janë vepra të shumicës sonë qeverisë për të cilat unë jam e do të jem gjithnjë krenar, kështu që euforia baltosëse e atyre që bëjnë politike me akuza e me moton shpif e shpif se diçka do mbetet, për arsye të ndalimit dje nga SPAKU të ish-ministrit të mjedisit, nuk më bën asnjë përshtypje, sepse nga njëra anë investimi në Elbasan është aty, në sytë e të gjithëve e në bazë të kontratës tanimë ai është pronë publike e bashkisë së Elbasanit që do të shërbejë për të vazhduar mbrojtjen e zonës nga ndotja, ndërsa nga ana tjetër çështja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtësinë, nuk është as çështje politike, as çështje partiake, as çështje kolektive, po çështje individuale. Ne nuk e kemi udhëhequr dhe nuk e mbështesim pa kushte Reformën në Drejtësi, si palë politike po si forcë udhëheqëse politike e morale e shqiptareve pa dallim, kështu që për mua e për Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e ditës së pare në detyrë: Cilidoqoftë, pa dallim partie duhet të përballet vetë me drejtësinë! Dhe cilindoqoftë nder ne, që merret si i pandehur nga organet e pavarura të drejtësisë, duhet të ballafaqohet me drejtësinë bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt prej nesh dhe deri në vendimin përfundimtar gjyqësor, askush nder ne që ka punë me drejtësinë nuk mund të jetë pjese e familjes sonë politike. Kaq”, shkruan Rama.

Tags: edi ramaIsh-ministri i Mjedisitlefter koka

TË LIDHURA

Korçë/ Gjendet pa shenja jete një 59-vjeçar në banesë, dyshohet se…
Aktualitet

Korçë/ Gjendet pa shenja jete një 59-vjeçar në banesë, dyshohet se…

11:17 | 18/06/2025
GJKKO shtyn seancën për Jorgo Goron, ja DATA kur jepet pretenca
Aktualitet

GJKKO shtyn seancën për Jorgo Goron, ja DATA kur jepet pretenca

10:38 | 18/06/2025
Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi të miturën, tentoi ta gënjente me të holla
Aktualitet

Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi të miturën, tentoi ta gënjente me të holla

10:17 | 18/06/2025
Next Post
“Aplikoni tani”, Ambasada Amerikane jep njoftimin e radhës

Berisha i tërhequr përpara DASH/ Ambasada e SHBA-së: Je shpallur "non-grata"

Si vra John F. Kennedy? SHBA-ja publikon 1.500 dokumente sekrete

Si vra John F. Kennedy? SHBA-ja publikon 1.500 dokumente sekrete

Rama nuk u paraqit, Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin

Rama nuk u paraqit, Vangjel Dule refuzon interpelancën me Spiropalin

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Korçë/ Gjendet pa shenja jete një 59-vjeçar në banesë, dyshohet se…
Aktualitet

Korçë/ Gjendet pa shenja jete një 59-vjeçar në banesë, dyshohet se…

by mirseda
11:17 | 18/06/2025
0

Një rast i rëndë është shënuar ditën e djeshme në Korçë. Një 59-vjeçar është gjetur pa shenja...

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

10:55 | 18/06/2025
GJKKO shtyn seancën për Jorgo Goron, ja DATA kur jepet pretenca

GJKKO shtyn seancën për Jorgo Goron, ja DATA kur jepet pretenca

10:38 | 18/06/2025
Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi të miturën, tentoi ta gënjente me të holla

Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi të miturën, tentoi ta gënjente me të holla

10:17 | 18/06/2025
SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

SHBA ka rrëzuar më parë një qeveri iraniane! Çfarë zbuluan dosjet sekrete të CIA-s

10:08 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com