Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Vdekja politike e Sali Berishës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Vdekja politike e Sali Berishës

Nga: Mero Baze

Të vetmen arritje politike të jetës së tij, Sali Berisha e shkelmoi një ditë më parë. Lëvizja politike e vitit 2005, formula e prurjeve të reja në PD dhe pajtimi me shumicën e të përjashtuarve të PD në vite nga vetë Berisha, zgjoi qysh atëhere një debat të madh, nëse ishte një lëvizje organike e Berishës apo një truk elektoral. Në fakt ishte një lëvizje e detyruar, për të maksimalizuar votat e Partisë Demokratike, e cila, edhe ashtu bashkë me aleatët, mezi arriti 43 për qind dhe arriti të marrë pushtetin falë aleancës me një parti të majtë si Partia Agrare e Lefter Xhuvelit.

Dje Sali Berisha e shkelmoi këtë standart. Për shkak të hallit të tij familjar, si persona të ekspozuar tashmë para drejtësisë shqiptare nga futja në Listën e Zezë të SHBA, ai vendosi ti kthehej çetës së fanatikëve të tij, për të mbijetuar politikisht. Diçka ka arritur. Rrotull tij tashmë janë besnikët e tij, shumica pa vetdije politike, por që kanë lidhur emocionet e jetës së tyre, politikisht me Sali Berishën.

Kjo në të vërtet është partia reale e Sali Berishës, por nuk është më Partia Demokratike, është “Foltorja” e tij. Partia Demokratike nuk ka qenë në asnjë kohë vetëm e tij, por ai është përpjekur ta mbante të tillë duke spastruar gjithçka. Me lëvzijen e djeshme ai bëri nul lëvizjen e 2005, dhe sot ne kemi një Parti Demokratike më të vogël, por të pastruar nga berishizmi dhe pa tumore në trupin e saj.

Sali Berisha është i lirë të konkuroj në politikën shqiptare me “foltoren” e tij besnike. Partia Demokratike për herë të parë ka shansin të provojë të bëhet demokratike, gjithëpërfshirëse dhe me rregulla të forta loje për të mbijetuar në skenën politike shqiptare, jasht ndikimit të Sali Berishës.

Ata që kërkojnë sot që PD të ketë në krye “themeluesit” e saj, apo ata “qëndrestarët” e vitit 97, janë kundër kohës dhe dialektikës së shoqërisë. Shumicën e themeluesve i ka zhdukur vet Sali Berisha dhe për herë të parë mund të rikthehen të votojnë PD tani që nuk është më ai. Rrethi i njerëzve që kanë qëndruar larg PD për shkak të Berishës, është shumë herë më cilësor, shumë herë më democrat dhe shumë herë me më shumë histori se ata që i dhanë stadiumit “Air Albania” pamjen e një landfilli ku ishin depozituar gjithë mbetjet e berishizimit në Shqipëri.

Kjo është sikur ti kërkosh Partisë Socialsite të rikthej Ramiz Alinë, i cili ka vdekur dhe fizikisht, apo bashkëpuntorët e tij që janë gjallë. Socialistët kanë ndryshuar dhe garniturën politike të 2005, e jo më të vitit 1991.

Në këto kushte PD ka për herë të parë shansin të reformohet, dhe të provojë të jetë e suksesshme si përfaqësuese e një brezi të ri demokratësh, jashtë ndikimit të Sali Berishës, i cili është i vdekur politikisht, juridikisht, dhe është në krye të tyre vetëm fizikisht për hallin e vetë.

Ai është aktulaisht siç ka qenë shumë kohë, problemi i Partisë Demorkatike dhe jo rrugëzgjidhja e saj. Me aktin e djeshëm, dhe përpjekjen për të krijuar një situatë jolegjitime rrotull Partisë Demokratike, dhe duke frymëzuar një antiamerikanizëm të pështirë dhe të rrezikshëm për kombin shqiptar, ai shkatërroi çdo gjë politike për të cilën në disa raste kishte kontribuar dhe vetë.

Ai tentoi të ik duke djegur shtëpinë e vet. Zakonisht kështu bënin nazistët kur largoheshin nga një vend i pushtuar. Ose të çmendurit kur duan të vrasin veten, dhe në fillim i vënë zjarrin shtëpisë.

TË LIDHURA

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
Next Post
Tornadoja godet Kentakin e SHBA-së, dyshohet për të paktën 100 të vdekur

Tornadoja godet Kentakin e SHBA-së, dyshohet për të paktën 100 të vdekur

Burri ofendon gruan në emision LIVE: Ku ta çoj fshataren në Greqi?

Burri ofendon gruan në emision LIVE: Ku ta çoj fshataren në Greqi?

21-vjeçarja nga India fiton kurorën e më të bukurës në botë

21-vjeçarja nga India fiton kurorën e më të bukurës në botë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Aktualitet

Parlamenti ka miratuar ngritjen e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

by mirseda
10:48 | 12/09/2025
0

Gjatë minutave të fundit për seancën e parë parlamentare, u propozuan edhe anëtarët. Anëtarët e komisionit, të...

Llajo:Doktor Berisha, kam respekt për ju si pedagog, respektoni rregulloren

Llajo:Doktor Berisha, kam respekt për ju si pedagog, respektoni rregulloren

10:44 | 12/09/2025
Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, mbyllet pas disa minutash seanca e parë në Kuvend

Ngrihet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, mbyllet pas disa minutash seanca e parë në Kuvend

10:35 | 12/09/2025
Berisha hyn në Kuvend: PD po bën hap jolegjitim, por jemi në betejë!

Berisha hyn në Kuvend: PD po bën hap jolegjitim, por jemi në betejë!

10:18 | 12/09/2025
140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

140 deputetë ulen sot në sallë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

10:14 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com