E premte, 28 Janar, 2022
9.5 C
Tirana

Burri ofendon gruan në emision LIVE: Ku ta çoj fshataren në Greqi?

Nga debati mes dy bashkëshortëve, Pelivanit e Meritës, të cilët kanë ardhur në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” dalin detaje të reja. Gjatë emisionit të Tv Klan, Merita tregon se shkaku pse ajo kërkon me ngulm që Pelivani mos ta lërë vetëm, pra ta marrë me vete në Greqi ose të jetojë me të, janë kushtet e mjerueshme të shtëpisë.

Shtëpia është shembur për shkak të tërmetit të vitit 2019, dhe gjendja e saj është krejtësisht e pabanueshme, siç duket nga pamjet që Merita i ka sjellë zonjës Eni. Zonja Merita tregon se shtëpia fut ujë në çdo cep, duke e bërë atë të ndihet e pasigurt, ndërsa Pelivanit duket se nuk i intereson aspak kjo, madje e ofendon bashkëshorten.

Pelivan: Përse më thirre këtu? Ku do të vesh ti pas meje?

Merita: Pas teje do vij unë, ose hajde të vdesim të dy aty.

Pelivan: Të rrish aty në shtëpi.

Merita: Të bëhem gazi i botës e të më thonë mua: ai i sëmurë, ajo e çoi në Greqi? Të më bien mua fajet.

Pelivan: Lëre tani, të rrish aty në shtëpi.

Merita: Nuk rri unë aty, ose hajde rrimë të dy.

Pelivan: Ku do vesh ti? Ku të të çoj unë ty?

Merita: Epo në atë shtëpi nuk jetohet.

Pelivan: Po rrihet.

Merita: Epo nuk jeton as kafsha. Të futësh kafshën kam frikë se do ngordhë e do më mallkojë.

Pelivan: Jemi në gjyq këtu, na shikojnë.

Eni Çobani: Pse duhet të rrijë në shtëpi?

Pelivan: Unë i kam thënë disa herë, që nuk kam ku të të çoj. Aty do rrish, aty është shtëpia.

Merita: A jetohet zonja Eni në atë shtëpi?

Eni Çobani: Ke hallin se nuk punon dot në Greqi apo si, se nuk e kuptoj dot këtë?

Pelivan: Ku ta çoj një fshatare andej unë?

Pelivani vijon duke i thënë se nuk e merr me vete, e nuk e ndërron mendjen aspak, pavarësisht se Merita i tregon se ç’përjeton.

Merita: Më lagen këmbët në mëngjes kur ngrihem, nuk di ku ka pikuar, nuk di ku pikon gjatë natës. Nuk e di ku hyn shiu, ku hyn era, më dhemb koka, më thahen këmbët./tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fakte të panjohura mbi shkencëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave

Ju ndoshta mund t’i njihni emrat e këtyre figurave historike të shkencës, si dhe zbulimet e tyre më të famshme. Por ndoshta mund të...

Pas acarit, rikthehen reshjet e shiut. Si do të jetë moti për këtë fundjavë

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë, në pjesën më të madhe të...

Shp*rthimi në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja dj*gie në dorë

34-vjeçari i arrestuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rezulton me shenja djegie në dorë....

Pa të dashurën me shokun e tij, detaje nga sherri me th*ka në Berat

Detaje të reja janë hedhur në dritë sa i takon sherrit me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në...

Faza e fundit e konfliktit dhe fati i “Foltores”

Nga: Ergys Mërtiri Pas muajsh tensione që degjeneruan deri në konfrontim fizik, përplasja Basha-Berisha po fillon të zbehet, ndërsa revolucioni i organizuar nga foltorja shkon...