Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kërcet arma, tre djem dhe një vajzë në një dhomë hoteli në Durrës

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Panik në mes të Durrësit, gruaja tenton t’i vërë flakën vetes

Blutë e Durrësit kanë zbardhur detajet nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku në ambientet e një hoteli mbeti i plagosur një shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 26-vjeçari Markeljan Beqiri, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 20-vjeçarin Arni Sulemjani. Ai tanimë është shpallur në kërkim nga autoritetet, e bashkë me të, edhe një person i tretë, që akuzohet për moskallëzim krimi.

Në flagrancë është bërë arrestimi i 22-vjeçares Anxhela Brisku, e cila pas ngjarjes tentoi fshihte armën e zjarrit, si dhe Enver Hysenaj që e strehoi. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, që është përdorur në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në ambientet e dhomës së një hoteli, ku mbeti i plagosur një shtetas. Tentoi të vriste me armë zjarri 20-vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes.

Në kërkim edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi. Arrestohet në flagrancë 22-vjeçarja që fshehu armën e zjarrit dhe 1 shtetas tjetër që strehoi 22-vjeçaren, pas ngjarjes.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, që është përdorur në ngjarje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në ambientet e dhomës së një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se në ambientet e dhomës së një hoteli, në të cilën kanë qenë shtetasit M. B., T. Sh., A. B. dhe A. S., shtetasi M. B. ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin A. S., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të veprimeve hetimore 26-vjeçari M. B., banues në Durrës, është shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi T. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. B., 22 vjeçe, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”. Kjo shtetase, menjëherë pas ngjarjes, ka marrë armën e zjarrit dhe e ka fshehur në pjesën e pasme të hotelit; E. H., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ka strehuar shtetasen A. B., ndërkohë që ka patur dijeni për ngjarjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë që është përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tags: durreshotelplagosje

TË LIDHURA

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,
Aktualitet

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,

09:00 | 30/12/2025
Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren
Aktualitet

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

08:48 | 30/12/2025
Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë
Aktualitet

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Next Post
Lirohet nga detyra si zv.ministre e Shëndetësisë, Eugena Tomini me post të ri

Lirohet nga detyra si zv.ministre e Shëndetësisë, Eugena Tomini me post të ri

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Dëmi i fundit që “pakica Basha” po i bën PD-së

Deputetët kthehen nga pushimet, parlamenti nis në 7 shtator

Balla kërkon një minutë heshtje për Bob Dole, por salla është bosh







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas
Bota

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

by mirseda
09:19 | 30/12/2025
0

Një garë argëtuese për ngrënien e shalqirit në Brazil u shndërrua në tragjedi, kur një burrë 37-vjeçar...

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas,

09:00 | 30/12/2025
Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren

08:48 | 30/12/2025
Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

22:25 | 29/12/2025
Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

Zbulohet shtepia e barit, arrestohet shqiptari 37-vjeçar në Spanjë

22:03 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com