Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

VMRO DPMNE me ultimatum për kryeministrin Zoran Zaev

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
VMRO DPMNE me ultimatum për kryeministrin Zoran Zaev

Nëse të hënën deri në orën 14:30 nuk e dorëzon dorëheqjen, qeverisë do t’i iniciohet mocion votëbesimi. Ky është ultimatumi që VMRO DPMNE-ja dha të hënën për kryeministrin Zoran Zaev.

Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski i beson 61 deputetëve të firmosur në nismën për shumicë të re parlamentare. “Do të jem preciz, deri ora 14:30 do ta dorëzojmë nismën për mocion votëbesimi ndaj kësaj Qeverie, derisa paraprakisht Zaev nuk e mban premtimin e tij për dorëheqje të parevokueshme”, ka deklaruar Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.Mickoski thotë se dyshon në sinqeritetin e Zaev për dorëheqjen, duke shtuar se për shumicën e re nuk duhet shpejtuar.

“Ta kryejmë njëherë punën e parë, të shkelim në shkallën e parë e pastaj të hapërojmë hap pas hapi. Ta kryejmë punën e parë dhe pastaj pasojnë procedurat, ligjet, ka Kushtetutë, e cila duhet respektuar. Nuk varet nga ne, por nga ai i cili duhet ta respektojë Kushtetutën, ta ndajë mandatin dhe të nisin procedurat. Por pres që si fillim Zaev ta mbajë premtimin që e ka dhënë, edhe pse personalisht nuk e pres një gjë të tillë”, vlerëson Mickoski. Ai ka hedhur poshtë dhe i ka cilësuar si spekulime informacionet se deputetë të caktuar mund të tërhiqen nga firmat e dhëna për rrëzimin e Qeverisë. Sipas Rregullores së Kuvendit, propozimi për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë vendoset në seancë plenare në ditën e tretë pas dorëzimit në Kuvend.

Nordmazedoniens Ministerpräsident Zoran Zaev kündigt Rücktritt an

Vazhdon heshtja e Zaevit

Kryeministri Zoran Zaev ende nuk e ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni kryeministër në Kuvend, të cilën e paralajmëroi menjëherë natën e zgjedhjeve lokale kur partia e tij LSDM pësoi humbje të madhe. Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE po e tregon fytyrën e regjimit ende pa ardhur në pushtet. Në ditët e para të mandatit, kryetarët e komunës së Mickoskit treguan fytyrën e vërtetë të regjimit duke lalguar njerëzit nga puna. VMRO-DPMNE tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën, thuhet nga partia qeverisëse, LSDM.

Ahmeti: Do të bisedojmë me të gjithë, por jo me ata që kanë filozofi antishqiptare

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së ka diskutuar zhvillimet e fundit në skenën politike të krijuara pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe paralajmërimeve të opozitës për një shumicë të re parlamentare. “Unë jam në bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, por jo me partitë që kanë prioritet filozofinë anti-NATO, filozofinë anti-amerikane, filozofinë anti-europiane, filozofinë anti-shqiptare, me këto s’kemi dhe s’do kemi asnjë komunikim”, ka deklaruar Ahmeti.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë se e kanë autorizuar kreun e partisë që të bisedojë me të gjitha palët për të tejkaluar këtë krizë. Osmani ka thënë se në tavolinë është edhe opsioni për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Duke komentuar zhvillimet e fundit rreth formimit të shumicës së re parlamentare, Osmani ka hedhur poshtë zërat se deputetë të partisë së tij mund t’i bashkëngjiten kësaj shumice.

Nordmazedonien Ali Ahmeti, Vorsitzender der DUI-ParteiKreu i BDI, Ali Ahmeti

Analistët paralajmërojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Analisti Xhelal Neziri vlerëson se partia VMRO-DPMNE ka ndryshuar në raport me shqiptarët pas një reformimi të brendshëm. “VMRO-DMNE në vitin 2018 pati një proces të reformimit të brendshëm, disa fraksione të kësaj partie që njiheshin për retorikën e tyre anti-shqiptare dhe anti-perëndimore u larguan nga kjo parti. VMRO tani nuk ka më problem as me shqiptarët dhe as me ndërkombëtarët. Që ka sjell në atë situatë që VMRO-DMNE të ketë një kapacitet më të madh koalicionues me partitë shqiptare sesa LSDM-ja”, thekson Neziri.

Eksperti për çështjet politike, prof. Jeton Shasivari sheh si përgjegjës për situatën e krijuar politike kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev, i cili nuk i ruajti marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit, që i mbajti peng me dorëheqjen e paralajmëruar. “Tani gjithçka varet nga shumica parlamentare, për zgjidhjen e situatës ka disa opsione-  konstatimi i dorëheqjes së Zaevit, votimi i mosbesimit ndaj Qeverisë, shpërbërja e Kuvendit dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thotë Shasivari.

Kurse prof. Gjorgi Tonovski thotë se dorëheqja e Zaevit i dha mundësi opozitës për realizimin e oreksit të luftës për pushtet. Situatën politike në vend Tonovski e vlerëson si  katastrofale, sepse sipas tij vendi po përballet me krizë energjetike, pandemi, papunësi, shpërngulje dhe në horizont janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe procese të formimit të qeverisë, që mund të zgjasë shumë. “Mendoj se është më mirë dhe më efikase që shpejt të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të fillohet me një Qeveri serioze, njerëz serioz ta marrin përgjegjësinë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë”, është i mendimit Gjorgji Tonovski. /DW

Tags: Bujar OsmaniVMRO-DPMNEzaev

TË LIDHURA

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

20:43 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane
Rajoni

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
Rajoni

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
Next Post
11 dhjetori, themelimi i dytë, apo ndarja e madhe e PD?

11 dhjetori, themelimi i dytë, apo ndarja e madhe e PD?

Një prej banorëve largohet nga “Big Brother VIP”. Çfarë ka ndodhur?

Një prej banorëve largohet nga “Big Brother VIP”. Çfarë ka ndodhur?

Fifi tregon gjithçka për Semin: Jetonte vetëm me ilaçe, cigare dhe alkool

Fifi tregon gjithçka për Semin: Jetonte vetëm me ilaçe, cigare dhe alkool







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

Vetëhelmohet me fostoksinë, gjen vdekjen 35-vjeçarja në Kuçovë

20:13 | 18/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com