Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: Përshtypje e refleksione

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Pollo: Rama po izolon Shqipërinë, Merkel nuk e takon as si kreu i OSBE

Nga: Genc Pollo

 1- BERATIN SIÇ E PASHË

Të premten, në Berat, mora Në këtë qytet e qark kam shërbyer dy legjislatura si deputet. Pjesëmarrësit në sallë i njihja pothuajse të tërë. Po të mos ishte situata e veçantë, do të më dukej si mbledhja e radhës e Kuvendit të degës së partisë. Tematika e diskutuar kapte një gamë të gjerë: nga problemet energjetike te shkarkimi i kryetarit të partisë. Nuk munguan pasionantët panegjirikë, ndonjë me dolli rakie, për zotin Berisha; as kritikët e disa qëndrimeve të diplomacisë amerikane si tolerimi, në mos justifikimi, i narko-aktivitetit të Saimir Tahirit e i dopio standardeve në përcaktimet e personave “u ndalohet hyrja”. Dikush mallkoi mbështetjen për “qeverinë satanike Rama”. (ky formulim më befasoi paksa se nuk prisja ta dëgjoja në këtë tubim).

Kishte edhe të tjerë që shqetësoheshin se mos drejtuesit e ardhshëm të PD mbartnin te partia një konflikt të panevojshëm me SHBA. Por të gjithë pa përjashtim e shprehën qartë se status quo në PD ishte i papranueshëm dhe shihnin te thirrja e Kuvendit të jashtëzakonshëm një hap të parë për të rikthyer normalitetin e besimin në parti. Javën e shkuar takova në Berat edhe demokratë, të cilët për arsye të ndryshme nuk mundën të ishin të pranishëm. Disa syresh kishin edhe ndonjë rezervë ndaj Lëvizjes së Foltores (“pse nuk foli Doktori në 26 prill?”). Por asnjë prej tyre nuk besonte se me drejtuesit aktualë Partia Demokratike mund të arrinte ndonjë sukses e aq më pak ndonjë fitore.

Ndërkohë, mbi 70% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të partisë (po ata që u mblodhën në Tiranë më 12 qershor për të zgjedhur Këshillin e Kryesinë si dhe për të dëgjuar fjalimin e fundit të deputetit Marku) GENC POLLO Foltorja e Beratit dhe Kuvendi i partisë: Përshtypje e refleksione kanë nënshkruar mocionin për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Më thanë se në Përmet e kanë firmosur 90% e delegatëve (pjesa tjetër ndodhet në emigracion). Sondazhet tregojnë se përkrahja e anëtarësisë është edhe më lartë.

2-BUKUROSHJA U ZGJUA

Në përrallën e vëllezërve Grimm “Bukuroshja e fjetur në pyll”, vajza e mallkuar me një gjumë shekullor çlirohet nga magjia nga puthja e princit që guxoi e luftoi për të arritur tek ajo. Partia Demokratike e pas 25 prillit ishte e prekur nga mallkimi i letargjisë dhe i inercisë. Debatet gjatë zgjedhjeve partiake në maj e më pas ndikuan por nuk mjaftuan për ta zgjuar. Shumë figura të saj asokohe injektonin ilaç gjumi me parulla si “përpara me këtë që kemi” (interesant janë disa syresh që qortojnë Doktorin që nuk foli në kohë, por u mungon sensi autokritik për çka bënë apo nuk bënë ata vetë).

Sot, debati e aktivizmi brenda partisë është në kulmin e vet dhe ky është një zhvillim pozitiv demokratik. Është përgjegjësi e madhe e delegatëve të Kuvendit që të orientojnë një vendimmarrje të pjekur e të matur, e cila e fut partinë në shinën e një opozite të fortë, serioze e të besueshme. Përgjegjësi konkretisht ka Lëvizja e Foltores, e cila, ndonëse ka përkrahje masive, ka dobësinë e të qenit e personalizuar dhe jo e institucionalizuar. Përgjegjësi kanë edhe organet drejtuese aktuale, të cilëve statuti u delegon disa kompetenca administrative. Prezantimi i këtyre kompetencave si tagër për të refuzuar mbledhjen e Kuvendit (të iniciuar nga delegatët; sipas statutit mjafton 1/4 e tyre) është një kulm i mendësisë antidemokratike!

Këshilli është organ i zgjedhur në 12 qershor nga delegatët e kuvendit; kryesia u zgjodh më pas nga këshilli. Nëse ato refuzojnë Kuvendin, atëherë duhet t’i përgjigjen pyetjes kë përfaqësojnë ato dhe në emër të kujt flasin ata. Po kështu, edhe teza groteske se nuk lejojmë “kongres anti-irlandez” (këtë e them për të prishur syrin e keq; jo për origjinën e Presidentit të atij shtetit). Zoti Berisha e ka bërë të qartë se problemin me përcaktimin “u ndalohet hyrja” do ta zgjidhë personalisht pa involvuar partinë. Këtë duhet ta demonstrojë edhe në kuvendin e partisë.

Por ta zemë një çast se delegatët janë inatosur me “irlandezët”. Pa të drejtë kuptohet!! A nuk do të ishte e udhës për organet udhëheqëse që të sqaronin anëtarët e delegatët e partisë së tyre se e kanë gabim? Duke e bërë këtë në Kuvendin e jashtëzakonshëm apo edhe në mbledhjet e degëve në çdo qark. Sepse nëse nuk janë të aftë për këtë, ata duhet të shpjegojnë pse qenkan të aftë të mbajnë vulën e partisë!

Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike

Tags: FoltorjaGenc PolloPD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
“Mos e bëj më legen”, Shehi debat te “Ekonomia”: Ministren e njoh që fëmijë

“Mos e bëj më legen”, Shehi debat te “Ekonomia”: Ministren e njoh që fëmijë

Vret politika, jo policia

A janë propozimet e PD-së ashtu siç i quan Preç Zogaj reformë kushtetuese?

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës

Kina teston një raketë hipersonike dhe ndryshon rregullat e lojës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja
Sport

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

by mirseda
22:10 | 06/04/2026
0

Drejtori Sportiv i Milanit, u ndal të fliste së fundmi për sulmuesin e skuadrës, Leao. “Leao? Cilësitë...

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

“Presidenti Trump nuk po bën shaka”, Hegseth: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

21:32 | 06/04/2026
Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

Trump: Trafiku i lirë i naftës duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje të mundshme me Iranin

21:18 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com