Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet në Gjermani forcuan qendrën dhe ndëshkuan ekstremet

Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën dy partitë më të vogla, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së, që morën në zgjedhje përkatësisht 14,8 përqind dhe 11,5 përqind. Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së janë partitë me dallimet më të mëdha programore me njëra-tjetrën. Të Gjelbrit duan të shtojnë taksat, liberalët t’i pakësojnë. Të Gjelbrit duan të zbusin frenën e borxheve të mëdha në buxhet, liberalët as e diskutojnë këtë. Por ky është vetëm njëri nga shkaqet për konsultime mes tyre. Konsultime ato kanë kërkuar edhe me partitë e mëdha: këtë të diel (03.10.) liberalët e FDP-së do të konsultohen  me CDU/CSU-në. Ndërsa javën që vjen ata do të bisedojnë me socialdemokratët. Të martën janë Të Gjelbrit, që do të bisedojnë me konservatorët e CDU/CSU.

Fakti që inciativën për konsultime nuk e marrin partitë më të mëdha, socialdemokratët dhe CDU/CSU, si zakonisht, flet për realitetin e ri pas këtyre zgjedhjeve në Gjermani. Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së jo vetëm janë vendimtarë për formimin e çdo qeverie treshe pas zgjedhjeve. Mënyra me vetëbesim si po veprojnë flet edhe se këto parti janë të ndërgjegjshme se votën për ndryshim, gjermanët ua dhanë atyre, jo partive më të mëdha. Këto parti të vogla i zgjodhën jo vetëm një pjesë e madhe e gjermanëve, por edhe shumica e votuesve të rinj. Janë këto parti që do të përcaktojnë të ardhmen e Gjermanisë.

Raporte politike jo të qarta sa shpresohej

Është fakt i pamohueshëm që socialdemokratët i fituan këto zgjedhje. Por rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve ka sjellë shumë më pak qartësi për raportet politike, nga ajo që pritej.

Socialdemokratët morën 1,6 përqind më shumë se konservatorët e CDU/CSU. Ata morën 25,7 përqind, përballë 24,1 përqind,  që mori CDU/CSU. Socialdemokratët arritën një nga rezultatet e ulëta historike të tyre. Megjithatë, ata jo vetëm dolën të parët, por janë rritur rreth 5 përqind në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

CDU/CSU vjen një hap pas socialdemokratëve. Por konservatorët morën 9 përqind më pak se zgjedhjet e shkuara. CDU/CSU ka rezultatin më të ulët pas Luftës së Dytë Botërore dhe doli e dyta.  Në këto kushte janë socialdemokratët, që pretendojnë të parët mandatin për qeverinë.

Në Gjermani, nga ana tjetër, dihet që qeverinë mund ta formojë edhe partia e dytë, po të mbledhë shumicën, me partnerë koalicioni. Kjo ka ndodhur tre herë: në vitet 1969, 1976 dhe 1980. Në këto vite e para në zgjedhje doli CDU/CSU-ja. Por qeverinë në fund e drejtuan socialdemokratët, me kancelarët e njohur Willy Brandt dhe Helmut Schmidt. Kjo ndodhi pasi liberalët e FDP-së atëherë vendosën të mbështesin socialdemokratët.

A kemi një zhvendosje majtas të elektoratit në Gjermani?

Në bazë të numrit të përgjithshëm të votave që u dhanë për partitë e përfaqësuara në parlament, mbështetja për partitë e majta dhe të djathta është e balancuar.

45,4 përqind përqind të votave të gjermanëve i mori qendra e majtë, pra kaq mbledhin së bashku SPD dhe Të Gjelbrit, si dhe Partia e Majta, që nuk hyn në qeveri, por është në parlament.

45,9 përqind të votave i merr qendra e djathtë, pra CDU/CSU dhe liberalët e FDP-së dhe partia ultra e djathtë AfD, që përjashtohet si partnere.

Nga partitë që diskutohen për të formuar qeverinë: qendra e majtë, pra SPD dhe të Gjelbrit mbledhin 40,5 përqind. Kurse CDU/CSU dhe liberalët e FDP-së, mbledhin 35,6 përqind. Por këto janë shifra. Rezultatet e zgjedhjeve evidentojnë gjithmonë më shumë se shifrat.

Domethënia e rezultatit të zgjedhjeve

Rezultati i këtyre zgjedhjeve parlamentare në Gjermani evidentoi elementë të rinj. Së pari, ai tregon ndryshimin e thellë në spektrin partiak në Gjermani. Për herë të parë prej vitit 1949, partitë tradicionale, CDU/CSU dhe SPD nuk arrijnë të mbledhin së bashku shumicën e votave. Mbështetja për partitë është shpërndarë në partitë e vogla.  Kjo është risi politike në Gjermani.

Së dyti, rinovimi politik i Gjermanisë nuk po bëhet duke forcuar ekstremet politike, populistët e nacionalistët. Por duke forcuar parti proevropiane, siç janë të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së.

Ekstremet u ndëshkuan në këto zgjedhje: ekstremi i djathtë, AfD mori 2,3 përqind më pak se zgjedhjet e kaluara, duke arritur në 10,1 përqind. Postkomunistët e partisë E Majta, morën 4,9 përqind. Kështu që në Gjermani politika bëhet edhe më tej nga qendra.

Një politikë nga qendra e larg skajeve shpesh duket jo interessante. Pyetja që shtrohet është se çfarë u shërben më mirë qytetarëve: një politikë e llojit të Trumpit, apo Berluskonit, apo kjo që ofron Gjermania. Një politikë nga qendra ofron stabilitet, të rëndësishëm për Evropën dhe të lakmuar nga shtete të tjera.

Së fundi, duhet të fiksojmë se këto zgjedhje i fituan socialdemokratët. Dhe konservatorët e CDU/CSU këto zgjedhje i humbën.

CDU-ja humbi për shkak të difekteve në fushatë të kandidatit për kancelar të CDU-së, Armin Laschet. Ajo humbi edhe sepse pati një program jo energjik. Mosqënia e Laschetit njëkohësisht kancelar, veç kryetar i CDU-së, si tradicionalisht te CDU, e dobësoi më tej pozicionin e tij. Te CDU ka nisur një proces i pamëshirshëm për të ndëshkuar përgjegjësit për humbjen. Për humbësit kjo parti tregon tradicionalisht pak respekt.

Socialdemokratët fituan, jo për shkak të një programi shumë modern, por të një programi shumë të kuptueshëm për elektoratin e tyre dhe më gjerë. Kandidati Scholz, pjesë e qeverisë aktuale gjermane të përbashkët me konservatorët, i mori vetë të gjitha meritat për veprat sociale të kësaj qeverie. Socialdemokratët ia përshtatën që një vit më parë fushatën elektorale personit të Scholz-it, gjë që  e ndihmoi atë të shfaqet kompetent e të shmangë gabimet.

Deri tani shumëçka flet se do të jenë socialdemokratët, që do të drejtojnë qeverinë e re. Edhe gjermanët favorizojnë me 59 përqind pikërisht këtë koalicion, sipas një sondazhi të publikuar të premten (01.10.) nga ZDF (përballë 24 përqind që preferojnë një koalicion të drejtuar nga CDU/CSU). Vetëm nëse socialdemokratët dështojnë në negociata me liberalët e FDP-së dhe Të Gjelbrit, në lojë hyn sërish CDU/CSU. /DW

Tags: CDU/CSUgjermaniZgjedhjet

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Si Meta dhe Basha, përdorin Berishën si “dordolec” për të trembur Perëndimin

Meta plas shashkën e radhës: Prej vitesh tentohet të lihet Shqipëria pa opozitë

U shkarkua me 104 vota/ Meta bën deklaratën e fortë pas shkarkimit

A është i shqetësuar për shkarkimin e tij? Meta e thotë ‘troç’

Mijëra zogj gjenden të ngordhur, ja cila është frika e ekspertëve

Mijëra zogj gjenden të ngordhur, ja cila është frika e ekspertëve

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025




TË FUNDIT

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje
Aktualitet

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti – dyshohet për dhunë në familje

by mirseda
09:48 | 29/07/2025
0

Një grua 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, duke...

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

“Çmendet” moti, sinoptikania sjell parashikimin deri në fundjavë

09:45 | 29/07/2025
Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

Shiu fik zjarret në në gjithë Qarkun Dibër

09:41 | 29/07/2025
Shpërthim tritoli në një dyqan në Fushë-Krujë, detajet e para

Korçë/ Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës

09:35 | 29/07/2025
67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

67-vjeçari plagos rëndë 70-vjeçarin me thikë në Durrës, tenton të arratisej, por arrestohet

08:59 | 29/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com