Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

1 milion vs. 740 mijë vota

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Bojaxhiu përballë Veliajt në Tiranë?

Nga: Eduard Zaloshnja

Kur Berisha u fut në sallën e Kuvendit të PD-së në mes të korrikut, u prit me brohorima nga të pranishmit, pavarësisht se disa javë më parë ishte shpallur persona non grata nga Departamenti i Shtetit amerikan. Pas asaj pritje triumfale nga kuvendarët demokratë, shumëkujt (përfshirë edhe shkruesin e këtyre rreshtave), as që i shkonte mendja se Basha do ta pezullonte Berishën nga grupi parlamentar i PD-së për sesionin në vazhdim.

Dhe pas atij pezullimi, që Berisha nuk e kapërdiu dot, iu turr furishëm ish-beniaminit të vet të 16 vjetëve të fundit. Me foltoret e zjarrta që po zhvillon, ai po përgatit terrenin për ta shkarkuar Bashën përmes një referendumibrenda partisë, që mund të realizohet vetëm në qoftë se shumica e kuvendarëve demokratë e mundëson atë.

Kuptohet që qindra mijë votuesit e thjeshtë të djathtë nuk mund të marrin pjesë në foltoret e Berishës apo në Kuvendin e PD-së, por votat e tyre do tëduhen kur koalicioni i PD-së të garojë në zgjedhjet e rradhës përballë PS-së. Dhe jo të gjithë votuesit e atij koalicioni janë po aq të zjarrtë sa pjesëmarrsit e foltoreve të Berishës. Një pjesë e votuesve të koalicionit (sidomos votuesit e partive satelite) janë pragmatistë. Ata i kanë dëgjuar me vëmendje urimet që bëri ambasadorja amerikane për riardhjen e PD-së në pushtet, fill pas takimit me Bashën në selinë e kësaj të fundit…

Pra, edhe në qoftë se Berisha ia del ta shkarkojë eventualisht Bashën (dhe të zgjedhë një beniamin të ri të tij në krye të PD-së, apo të dalë vetë në krye), si edhe në qoftë se SPAK-u nuk ndërmerr ndonjë veprim konkret ndaj tijderi në zgjedhjet e ardhshme, problemi është se PD-sëdo t’i duhet çdo votues i koalicionit që ka patur deri më sot (madje as ata nuk do t’i mjaftojnë).

Kështu, në zgjedhjet e vitit 2009, kur Berisha ngjizi koalicionin më të madh të djathtë (dhe kur ishte i gjithëpushtetshëm si kryeministër), partitë e djathta morën gjithsej 740 mijë vota. Ndërsa në zgjedhjet e 2013, kur Rama ngjizi koalicionin më të madh të majtë (dhe PS-ja ishte në opozitë), partitë e majta morën pothuaj 1 milion vota…

Shumë votues të asaj kohe janë larguar nga Shqipëria, apo janë larguar fare nga kjo botë, por PS-ja dhe aleatja e saj e afërt PSD kanë arritur tëregjistrojnë rreth 800 mijë vota në dy palë zgjedhjet e fundit. Ndërsa PD-ja dhe satelitet e saj të vogla as nuk i janë afruar 700 mijë votave.

Duke e patur rekordin 740 mijë vota në të shkuarën, është e vështirë të garosh përballë një kundërshtari me rekordin 1 milion vota, nëse të gjithë votuesit e derisotëm nuk i ke me vete. Koalicionit të djathtë do t’i duhen ata, plus edhe nja 150 mijë të tjerë…

Tags: BerishaEduard ZaloshnjaKuvendit të PD

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Helikopterë në kërkim të autorit, Çuçi: Autori do marrë ndëshkimin më të ashpër

Helikopterë në kërkim të autorit, Çuçi: Autori do marrë ndëshkimin më të ashpër

Luana Vjollca largohet nga “Top Channel”

Luana Vjollca largohet nga "Top Channel"

Zgjedhjet në PD/ Nazarko: Shehaj e vë në pozitë të vështirë Bashën

Kacekët e erës së ftohtë nga Drini u mbyllën







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit
Aktualitet

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit

by mirseda
15:06 | 02/04/2026
0

“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet...

“Do të të bëj atë që…”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

“Do të të bëj atë që…”/ Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

15:05 | 02/04/2026
I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

I akuzuar për lidhje me trafikun e drogës, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit

15:03 | 02/04/2026
Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

15:01 | 02/04/2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka lag me bidonin me ujë Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka lag me bidonin me ujë Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës

14:38 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com