Bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit, Besa Shahini, është vënë në pranga.
Dardan Molliqaj i cili është kryetar i PSD-së në Kosovë, së bashku me aktivistë të tjerë të partisë, kundërshtuan sot konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova.
Ata kanë dalë në një protestë, ndërsa policia ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn dhe aktivistë të tjerë të PSD-së.
Në pamjet e siguruara nga mediat e Kosovës, duket Molliqaj i gjakosur në kokë dhe i shtrirë teksa polici i ka vendosur gjurin në fyt.