Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Luksi i Partisë Demokratike quhet Lulzim Basha

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Bashën do e marrin me forcë apo do shkojë vetë në Prokurori? Përgjigjet Gazment Bardhi

Nga: Ben Andoni

Nuk ka më “masakër zgjedhore”! Nuk ka më hajdutë socialistë! Nuk ka më aksion politik deri në shporrjen e Ramës! U harrua depolitizimi i administratës zgjedhore. Raporti i PD-së për zgjedhjet u hodh poshtë nga vetë njerëzit e saj. Nuk ka më vaksina?! Askush nuk e ndih Shqipërinë!? Nuk ka përgatitje për mbrojtje nga zjarret?! Në vend të të gjithave pyetjeve dhe konstatimeve bëra zakonisht flu prej saj, opozita po pushon e qetë, ashtu si zakonisht duhet të ndodhë në Gusht, kurse tek-tuk me ndonjë status në rrjetet sociale po “e dërrmon” Ramën.

Ky i fundit gërsheton i qetë pushimet, takimet populiste, lëvizjet në terren dhe takimet ndërkombëtare me një intensitet deri diku të lodhshëm për sytë e publikut. Vetëm se ndërsa për PS-në tashmë ka një justifikim të gatshëm, për PD-në kjo nuk është më e tillë. Janë në humbje të thellë prej kohës, që nuk fal.

Mandati i tretë i Partisë Socialiste duket se sfidën do ta ketë me paraqitjen e një administrate efikase, që në fakt ka problematika jo të vogla; luftën ndaj korrupsionit, që në kapitalizëm është i pashmangshëm dhe mbi të gjitha plagët e së shkuarës. Dy prej të cilave janë ende të freskëta, sidomos njëra: Covid-19, i cili mund të kthehet nga vjeshta në një formë gati si më parë!! Pandemia nuk po nxjerr vetëm problemet e shëndetësisë por atë që bota e përball së shumti: teoritë e ndryshme dhe konfuze dhe mbi të gjitha një rezistencë të pajustifikuar prej panjohurisë. Opozita tek ne i ushqen me të gjitha mënyrat e saj, pa thënë njëherë qoftë edhe një element pozitiv, qoftë dhe për ata që na kanë dhuruar vaksinat.

Në të gjithë këtë qerthull të vendit, shoqëria është me sytë nga politikanët e saj. Në të ardhmen e afërt, pesha në jetën e vendit dhe konsumimi i Partisë Socialiste mund t’i japin dënim të madh kësaj force politike nëse nuk del nga klishetë e lodhshme të propagandës. Kurse për opozitën pesha është më e madhe pasi shikohet si alternativë e sepse paradoksalisht gjithçka ia besoi Bashës, njeriut që e ka drejtuar pa turp në disa humbje rresht. Për fat të keq, Basha dhe shpura e tij nuk po kuptojnë se edhe me akuzat jo pak herë me bazë të drejtë, në fund i mbetet rregullit demokratik të vendos. Pra, vulos dhe certifikon KQZ zgjedhjet, ashtu si gjykohet edhe mbi atë që sjell e parashtron raporti integral i OSBE/ODHIR-it në vëzhgimin e saj direkt në terren.

Ndërkohë, alibia e Bashës për zgjedhjet, për hyrjen në parlament, shikimin me kute të ndryshme për çështjet Non-grata të Berishës dhe Doshit, nguti për ndryshimet në Kuvendin kombëtar me ndryshime të dala thjesht nga grupi “Basha”, e kanë kthyer PD-në, këtë forcë politike dikur aq potente, në një kopje të zbehtë të opozitarizmit mbi të cilën Rama po ngre i qetë pushtetin e tij pakufi. Dhe, çudia të vjen nga fakti sesi një forcë e tillë e etur me pushtet dhe në këtë mjedis, sipas saj social aq toksik prej varfërisë e korrupsionit, ajo vetë nuk reagon? Përgjigja është më e thjeshtë. Njerëz si Basha është një luks i tepërt në politikë dhe madje i panevojshëm. Ashtu si edhe besimi i tepruar. Dhe vijojnë pyetjet: Si ka të ngjarë që njerëz si Basha vinë kaq lehtë në pushtet dhe kapin drejtimet ideologjike të partive (në fakt PD dhe PS nuk kanë aq ideologji të përcaktuara)? Roger Scruton, ideatori i konservatorëve e ka një ide. Për të majtët, sipas tij, “ka trotuar në politikë në të majtë, që i anashkalojnë të gjitha format e jetës njerëzore. E nis me një kauzë, i bashkangjitesh një OJQ-je, bëhesh pjesë e ndonjë grupi konsulence, futesh në qeverisjen lokale, fiton zakonin e shpërdorimit të parave të të tjerëve, dhe kështu mëson sesi të luash me makinerinë politike. E gjithë kjo mund të arrihet pa rrezik dhe pa bërë asnjë ditë prej asaj që shumë njerëz e konsiderojnë një ditë të ndershme pune. (Pra e majta. Te ne rastet janë pa fund)

Në njëfarë mase, ka trotuare të tillë politikë edhe djathtas: e nis me një boshllëk moral të lustruar mirë dhe e prezanton veten si konsulent, me fjalë të tjera si dikush për të cilin nuk kishte nevojë askush deri sa ti erdhe dhe e shpike. Gati të gjitha bizneset moderne janë zhgualluar me guaska të tilla…Këta u mbushin mendjen drejtorëve për probleme të cilat nuk do të ishin kurrë probleme përndryshe. (Berishës iu mbush mëndja që vetëm ky ishte ai që e përcillte para PD). Prej këtu mund të futesh në politikën konservatore duke qenë se është puna e konsulentëve që të lobosh tek klasa politike”. Kështu shkruan Scruton, burri që i drejton si duhet konservatorët.

Lulzim Basha është rasti ideal sesi erdhi nga shoqëria civile, si u katapultua konsulenti i Kosovës dhe sesi ia mbushi mendjen prej vitesh Berishës, kur ishte kryetar e të gjithëve se PD-ka ka probleme, që prisnin zgjidhjen e vizionit të tij!!!

Po kalojnë vitet, dhe mbase ai do të vi ndonjëherë në pushtet, por problemi më i madh për PD-në duket se është ai vetë ose më saktë luksi i panevojshëm i kësaj partie për të mbajtur një njeri humbës si ai në krye. Koha po e provon më së miri, thënien e Scruton, ideologut të së Djathtës konservatore… paçka indiferencës së bazës të PD-së, që për të ardhur keq mbeti jashtë kohës politike. (Javanews)

Tags: ben andonilulzim bashaPD

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Adoptoi fëmijët në nevojë/Pranga politikanes, akuzohet për vras*en e burrit

Adoptoi fëmijët në nevojë/Pranga politikanes, akuzohet për vras*en e burrit

Lista e PD/ Çupi: Ka dështuar, është si fustani i një basme turke

Në Ballkan, pasi kanë pirë gjithë natën

Rritja e borxhit, Meta-zyrtarëve: Mos firmosni kuturu, do mbani përgjegjësi

Gongu ka nisur të bjerë, Meta jep mesazhin e koduar për politikën shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin
Aktualitet

Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

by mirseda
22:54 | 16/10/2025
0

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea...

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

A do ta shohim sërish në ekran? Loredana Brati ngjall dyshime me përgjigjen e fundit

22:26 | 16/10/2025
Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

Vetëdorëzimi i Kamber Sulçajt, “La Repubblica”: Vrasja e biznesmenit italian dyshohet e porositur

22:20 | 16/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

Meçe: Zgjedhjet në Tiranë mund të mbahen më 9 nëntor, dekreti i Begajt është pezulluar

21:50 | 16/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com