Një foto është bërë virale në rrjet, ku tregon një vajzë 9-vjeçare e cila qan pasi nuk di çfarë po bëhet me prindërit e saj, të cilët po luftonin me flakët e zjarrit. Vogëlushja kishte pushuar së qari, pasi kishte marrë në dorë një lodër nga fotoreporteri Nikos Christofakis.
Ka shumë fotografi që janë bërë virale dhe përshkruajnë dhimbjen dhe vuajtjet e njerëzve që panë shtëpitë dhe pronat e tyre të shkatërruara me kalimin e zjarrit nga Evia.
Një nga fotot që bëri xhiron e internetit është ajo e Valentinës së vogël, që e tregon të ulur në dritaren e një makine me një shishe ujë në dorë, duke qarë dhe duke pritur prindërit e saj, të cilët po luftonin me flakët duke u përpjekur për të shpëtuar shtëpinë e tyre.
Ky moment tronditës u “kap” nga fotoreporteri George Moutafis, e ndërsa tregon për kolegun e tij Nikos Christofakis se i kishte ofruar një lodër Valentinës së vogël për të ndaluar së qari.
Siç shkruan George Moutafis: “Valentina e vogël po qan ndërsa pret që babai i saj, i mbetur pas, të kthehet për të shpëtuar shtëpinë e tyre nga zjarri.
Nëna e saj në gjendje shoku u përpoq të kthehej dhe të hynte në zjarr, për të parë nëse burri i saj ishte mirë, por ne e ndaluam.
Kolegu Nikos Christofakis nxori një lodër të vogël me superheronj nga makina e tij, dhe ia dha fëmijës.
Vetëm nëse jeni prind, ju e dini se si ta ndaloni një fëmijë duke qarë!”.
Burimi i lajmit: protothema. Përshtatur nga: Tirana Today