Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fshati digjet, por kush krihet?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Edmond Tupja

Sigurisht, për të mos ua lënduar sytë fort të moralshëm disave prej jush, o lexueset e lexuesit e mi të përjavshëm, guxova dhe e zbuta sadopak në titullin e sotëm proverbin tonë të famshëm që, në këtë çast, sapo ju ka ardhur ndër mend. Sidoqoftë, këtë proverb ma kujtoi situata në të cilën, si pasojë e ngrohjes së pamëshirshme globale të planetit Tokë, kudo kanë plasur zjarre, edhe në Europë, edhe në Ballkan, edhe në Shqipëri.

Rrjedhimisht, për analogji, mund dhe duhet të themi me zë të lartë: Shqipëria po digjet, por kush krihet? Shkurt muhabeti, kush është (më falni) kurva në këtë mes? Ku gjendet kjo kurvë? Pse nuk duket gjëkundi ekraneve televizive?

Oh, jo për gjë, por që ne të tjerët, qofshim apo mos qofshim kurvarë, ta shohim si krihet, ç’poza merr, si dridhet e përdridhet dhe, së fundi, kujt ia faturon ajo përgjegjësinë, vetëm ngrohjes globale? Me shumë të drejtë, i ftuar të enjten e shkuar nga Beti Njuma në orën 20°° tek televizioni Ora News, zoti Koka, gazetar e analist, theksoi se prej disa vitesh tashmë zjarret shpërthejnë rregullisht gjatë verës në trevat tona, por qeveritë, sidomos të udhëhequrat nga Edi Rama, nuk kanë përcaktuar asnjë strategji për t’i parandaluar zjarret në fjalë apo, sidomos, për t’u bërë ballë atyre.

Pikërisht, lidhur me çka sapo përmenda, po diskutonin dje, në lokalin ku rastësisht isha ulur për një kafe, dy zonja hijerënda. E para, që quhej Kaltra, nuk reshtte së akuzuari kryeministrin tonë të përjetshëm që, sipas asaj, vetëm krihej larg syve të botës nga frika se mos i digjeshin jo flokët e rralluar, por mjekra e dendur, duke shtuar madje se ai ishte zhvendosur ditët e fundit edhe me helikopter në vend që ky mjet transporti të përdorej kundër zjarreve apo për të çuar në spital ndonjë viktimë të tyre. Tjetra, që quhej Mavie, tek thithte cigaren, e mbronte me afsh, gati-gati me epsh, kryeministrin tonë të përjetshëm duke përsëritur të njëjtin avaz: “Atij po i digjet mjekra, ti kërkon që ai të të ndezë cigaren!”, mirëpo Kaltra e shpotiste duke i thënë: “Cigaren që po pi ti dhe jo unë, ai ta ndezi?”.

Pastaj, që të dyja vazhduan dyluftimin me batuta, duke ndjekur saktësisht shembullin e Edi Ramës kur ky, në mungesë të argumenteve, përdor pikërisht batutat. Për lexueset e lexuesit e mi kureshtarë, ja disa batuta e kundërbatuta që këmbyen dy zonjat në fjalë! Kaltra:  “Karaburuni po digjet si karburant!” – Mavia: “Rama shkëlqen si diamant!” – Kaltra: “Zjarri po kërcënon Llogaranë!” – Mavia: “Fjala e Ramës ushton si kambanë!” – Kaltra: “Shqipëria po digjet, Rama po shtriqet!” – Mavia: “U djegtë çdo gjë në Shqipëri, Rama hyri në Histori!” – Kaltra: “Edi Rama veç kob ndjell!” – Mavia: “Në Surrel do të shkoj ta puth atë Diell!”

I lashë dy zonjat të vazhdonin dyluftimin e tyre, shkova te banaku, pagova kafen time dhe u largova, ndërsa në mendje më kishte mbetur kurndërbatuta e fundit i Mavies. Vazhdova rrugën dhe, papritmas, diçka m’u zgjua në kujtesë: Një i njohuri im, lindur e rritur pikërisht në Surrel, më pati thënë para disa vitesh se qysh kur kryeministri ynë i përjetshëm ishte vendosur me shtëpi në Surrel, në këtë fshat nuk binte kurrë rrufeja, rrjedhimisht e logjikisht aty nuk duhej të binte më as më i vogli zjarr! Befas, m’u kujtua një si biçim proverbi banal (ah, fjala “banal” përmbajtka mbiemrin “anal”!), një biçim proverb me rrufé e WC, por nxitova ta largoja nga mendja, kryesorja ishte që, nëse zjarri trembej nga Edi Rama si Djalli nga temjani, atëherë do të mjaftonte që kryeministri ynë i përjetshëm të shkonte në një fshat, pyll, fushë të kultivuar apo qytet të kërcënuar nga zjarre të fuqishëm, do të mjaftonte, pra, kjo vizitë kryeministrore që zjarret në fjalë të shuheshin aty për aty! Oh, mrekulli e mrekullive!

Në këtë mënyrë, kur ta merrte vesh këtë ngjarje gati të mbinatyrshme, Organizata e Kombeve të Bashkuara do t’i lutej, përgjërohej, përshpirtej kryeministrit tonë të përjetshëm që të bëhej Shpëtimtari i Njerëzimit përballë ngrohjes globale duke shkuar në çdo vend ku do të binin zjarre! Me shpenzimet e OKB-së, atij, pra Edi Ramës, shenjtorit, engjëllit, kryeengjëllit etj., etj., në çdo shtet të planetit Tokë do t’i ndërtohej një rezidencë luksoze ku ai do të qëndronte ngadhënjimtar, i adhuruar nga vendalinjtë, deri sa zjarri i rënë atje të shuhej përfundimisht.

Vetëkuptohet që në Parajsë Edi Rama, Shpëtimtari i Njerëzimit, nuk do të shkonte ndonjëherë për së gjalli, sepse atje nuk bien zjarre, por, duke qenë se në Ferr ka zjarre të panumërt ku përcëllohen, përvëlohen, digjen e piqen shumë mëkatarë të pandreqshëm, Edi Rama do të shkonte herë pas here atje për të parë se mos ngrohja globale ka shtuar numrin e zjarreve edhe në ato vise të skëterrshme.

Përse kështu? Thjesht për t’u siguruar që disa nga të njohurit e tij të dikurshëm – oligarkë, mafiozë, narkotrafikantë, kriminelë të rendimenteve të larta e vrasës me pagesë, gjykatës, prokurorë, ministra të korruptuar etj., etj., – janë penduar për krimet e tyre të përbindshme në mënyrë që të kthehen në Shqipëri ku, ai, dora vetë, pra Edi Rama, Shpëtimtari i Njerëzimit, do t’u lidhë një pension të arsyeshëm për t’u mundësuar atyre t’i kalojnë vitet që u kanë mbetur duke bërë vepra bamirësie! /Panorama.al

Tags: Edmond Tupjaramazjarret

TË LIDHURA

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
Next Post
Zhduket Monika Kryemadhi, ish-deputetët distancohen nga partia e presidentit

Zhduket Monika Kryemadhi, ish-deputetët distancohen nga partia e presidentit

Plasin skenarët/Nis të krijohet grupi anti-Berishë në PD

Plasin skenarët/Nis të krijohet grupi anti-Berishë në PD

Bëri sikur po priste damarët, si tentuan të arratisen Çekaj dhe ‘Babagjyshi’

Bëri sikur po priste damarët, si tentuan të arratisen Çekaj dhe 'Babagjyshi'







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com