Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kaosi me Albcontrol/ Baçi: Qeveria të zgjidhë situatën dhe jo të arrestojë

Nga: Agim Baçi

Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke shpjeguar edhe një prej domethënieve të romanit të tij “Verbëria”, me të cilin edhe ishte vlerësuar me këtë çmim.

Për këdo që nuk e ka lexuar këtë roman, vlen të përshkruajmë pak fabulën, e cila ndërtohet përmes rrëfimit të një verbërie të bardhë që rrok papritur pjesën më të madhe të qytetit. Ky proces i frikshëm nis me një djalosh në semafor, teksa nis të mos dallojë më shenjat e semaforit, e pastaj për të rrokur me radhë doktorin, sekretaren, hajdutin e makinës së djalit që u verbua i pari, pastruesen e hotelit, ndihmësfarmacistin, e pastaj një pas një këdo që kishte një lloj lidhjeje me të infektuarit e parë. Autoritetet e qytetit kërkojnë që t’i izolojnë të verbuarit menjëherë sa më larg të tjerëve. Dhe zgjidhja për ta është mbyllja në një pavijon në spitalin e të çmendurve. Por mes të verbuarve futet edhe gruaja e doktorit, që nuk është e verbër, por shoqëron burrin e saj në këtë betejë të papritur, të panjohur dhe të frikshme. Askush nga grupi i të mbyllurve në spital nuk e di që ajo sheh, përveç të shoqit.

Me shtimin e të verbërve nis beteja për mbijetesë aty, sipas kushteve krejt të pamenduara për secilin prej tyre. Instinkti i mbijetesës me çdo kusht për autorin vjen pasi nisin të bien të gjitha barrierat morale mes të të mbyllurve në spital. Ndërkaq, zyrtarët e shtetit janë në dilemën nëse është më mirë t’i lënë të vdesin, apo t’i vrasin.

Qyteti ku ndodh ngjarja në këtë roman është pa emër. Edhe ata që sëmurën janë pa emër. Pra, autori na paraqet një shoqëri që ka humbur individualitetin dhe ku shumëkush njihet jo më me emrin e tij, por me profesionin, me shkallën sociale së cilës i përket. “Hajduti”, “doktori”, “gruaja e doktorit”, “vajza me syze të errëta”, “djali me sy të vëngër”, “ushtari” etj., etj. janë vetëm disa nga emërtimet, përballë një makinerie që kërkon t’i shfarosë, ndërkohë që të verbuarit kërkojnë mbijetesën të mbështetur tek instinkti. Në një situatë të tillë që i ka futur qeveria, edhe ai që nuk ka menduar kurrë vrasjen apo dhunimin, e sheh veten përballë mundësisë për të qenë i tillë. Dhe pas një beteje ku njeriu mbështet vetëm në instinkt, pa mundur të përdorë asnjë arsye, pa asnjë kufi moral në atë që bën ndaj tjetrit, shpëtojnë vetëm ata që hynë të parët në spital, përveç hajdutit të makinës së të verbuarit të parë, që humbi jetën që në fillim për shkak se deshi të dhunonte vajzën me syze të errëta.

Gjithçka në këtë rrëfim pa pikë të Jose Saramangos mbyllet me fjalët e doktorit, teksa të shpëtuarit shohin sërish qytetin: “Pse u bëmë të verbër, nuk e di, ndoshta do ta zbulojmë një ditë arsyen. Do ta them se ç’mendoj unë. Thuaje. Unë mendoj se nuk u bëmë të verbër, se ne ishim të verbër, të verbër që shohin, të verbër që, duke parë, nuk shohin” (Jose Saramango, “Verbëria”, në shqip Nasi Lera, Dudaj, f. 353). Personazhet e Saramangos, teksa janë të etur të gjejnë arsyet e verbimit, duket sikur bëjnë një apel për çdo lexues, që të shohë drejt vetes dhe tjetrit teksa “kemi ende sytë në ballë”, përpara se t’i jemi dorëzuar instinktit të mbijetesës. Sepse, kur përfundon “me sytë mbyllur”, shumëçka nuk vendoset më vetëm nga ti, sepse të drejtojnë të tjerë, sepse janë të tjerë ata që vendosin për ty, për jetën tënde, për të ardhmen tënde.

Saramango na ka lënë “amanet” zgjimin përpara se të kemi një jetë të varur nga konsumi i përditshëm, nga ajo që na sugjerojnë të tjerët, nga ajo që na e servirin si një banket dëshirash tonat. Është një roman që duket sikur kërkon me ngulm për të kuptuar si dhe për të besuar se jemi ne ata që mund të vendosim më shumë për veten tonë. Por për këtë duhet që të zgjohemi përpara se t’ua dorëzojmë veten tonë të tjerëve, përpara se t’u kemi lënë të tjerëve për të vendosur për ne.

Shumëkush mund të mos e ketë besuar ende se sa shumë ndryshojnë jetët tona nga situatat e papritura, nga ajo që është e pamenduar, siç ndodhi edhe në pandemi. Por nuk është e thënë që të jemi të mbyllur si personazhet e Saramangos për ta kuptuar se sa e rëndësishme është të shohim në kohën e duhur atë që ndodh përballë nesh, atë që na vjen si spektakël. Ai na fton që përmes shikimit të tjetrit në sy të kuptohemi dhe të kuptojmë se sa të rëndësishëm jemi ne si qenie njerëzore për njëri-tjetrin.

Letërsia jo pak herë i ka parashikuar gjërat. I ka parashikuar Kamyja me romanin “Murtaja”, i ka parashikuar Aldous Haxley me librin “Më e mira e botëve”, i ka parashikuar Orëell-i me romanet “Ferma e kafshëve” apo “1984”. Por Jose Saramango është nga ata shkrimtarë që duket se i ka paraprirë diktaturës së padukshme që mund të na pushtojë teksa ne dorëzojmë çdo individualitet tonin. Kjo rutinë e rrezikshme e dorëzimit të vetvetes, e dorëzimit të dinjitetit tonë përballë pushtetit, është edhe udha ku diktaturat ecin qetë, madje duke u kërkuar qytetarëve të besojnë se ka qenë dëshira e tyre që të dorëzojnë dinjitetin, kurajon e gjithçka tjetër që i bën qenie njerëzore. “A do të bëjmë ende sikur jemi të verbër?”. Saramango, përmes një metafore të jashtëzakonshme, duket sikur na thotë se të sjellët si i verbër ose jo varet nga secili prej nesh.

 

Tags: Agim Baçi

TË LIDHURA

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Luiza Gega përfundon garën e 3000 metrave me pengesa, në çfarë vendi u rendit







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova
Politikë

Bordi i Paqes, firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

by mirseda
18:08 | 19/02/2026
0

Shqipëria dhe Kosova ishin mes 50 shteteve që firmosën sot themelimin e Bordit të Paqes, në një...

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

17:53 | 19/02/2026
Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

Edi Rama: “Shqipëria mbështet paqen në Gaza.”

17:49 | 19/02/2026
Donald Trump: “Irani pikë e nxehtë”, takime interesante, por paralajmëron pasoja nëse…

Donald Trump: “Irani pikë e nxehtë”, takime interesante, por paralajmëron pasoja nëse…

17:27 | 19/02/2026
Zjarr në ambientet e Bashkisë së Vorës, shkak bëhet….

Zjarr në ambientet e Bashkisë së Vorës, shkak bëhet….

17:08 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com