Një mjet luksoz është vjedhur në Memaliaj. Gjatë natës është vjedhur një mjet “Range Rover” në pronësi të një gruaje. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se mjeti është në pronësi të shtetases me inicialet F.H. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën, për kapjen dhe identifikimin e autorëve.
“Gjatë natës, në fshatin Krahës, Njesia Administrative Krahës, Bashkia Memaliaj, kanë vjedhur autoveturën e tipit Range Rover,me targa AA050ZD, në pronësi të shtetases F.H”.