E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Pranga 48-vjeçarit, fuste në kurth pronarët e karrotrecave për të mos paguar

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili fuste në kurth pronarët e karrotrecave për të mos paguar. Uniformat blu kanë zbardhur skemën se si ai ia dilte për të mos paguar, dhe të ikte në drejtim të paditur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ai i telefononte ata me pretekstin se makina e tij kishte pësuar dëmtime, dhe më pas u kërkonte para atyre për të paguar servisin duke u larguar me shpejtësi. Ky shtetas është vënë dje në pranga në Sukth të Durrësit, duke tentuar t’i marrë me anë të mashtrimit një tjetër pronari karrotreci, i cili kishte rënë në “kurthin” e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që ai e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth, Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ai rezulton se është autor i dyshuar i 5 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 65.000 lekë, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 euro, shtetasit P. P.

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 euro, shtetasit S. M.

Lexo edhe :   E kërcënoi për lekët, 27-vjeçari i vë thikën në fyt pronares së shtëpisë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...