E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Skandali i tenderit/Mjekët, këta “avokatë” të fshehtë të të akuzuarve

Ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari, e cila është një nga nëntë zyrtarët e ish-zyrtarët e arrestuar për tenderin abuziv për uniformat e Policisë së Shtetit, kërkon që të lirohet nga burgu, pasi thotë se i rrezikohet jeta. Edlira Naqellari u shkarkua nga ministri aktual i Brendshëm, Bledi Çuçi, vetëm pak ditë para arrestimit. Dje, avokati i saj në sallën e gjyqit tha se ajo sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ka probleme me tëmthin, apandesitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj. Ndër argumentet që dha avokati, citoi edhe faktin se asaj i ka skaduar pasaporta dhe se ka të ëmën e saj të sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe tension. “Edlira Naqellari është liruar nga detyra dhe për këtë arsye nuk qëndron arsyetimi i gjykatës se rrezikohet marrja e provave. Nuk ka rrezik të largohet apo t’ju fshihet hetimeve, është juriste dhe nuk ka pasaportë të vlefshme për t’u larguar jashtë vendit. Ka mamanë e sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe me tension. Edlira Naqellari jeton me motrën që është kryetare gjykate, sapo ka lindur dhe ka nevojë për ndihmë. E hetuara sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ka probleme me tëmthin, apandesitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj”, tha avokati në gjyq.

Edlira Naqellari, në dëshminë e saj këmbënguli se është e pafajshme, ndërsa shtoi se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur. Në ‘inventarin’ e Policisë së Shtetit mungojnë 239 mijë njësi të porositura për uniformat blu si kapelet, këpucë, qofshin këto dimërore, verore dhe plazhi. GJKKO ka përllogaritur këtë si një dëm shumë të madh ekonomik të shkaktuar nga nëntë të akuzuarit në skandalin e tenderit të uniformave, për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë. Pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit, janë dorëzuar 239 mijë më pak.

Lexo edhe :   Zyrtarët e uniformave: “Jam me një veshkë, tani është sezoni i provimeve”

Në dëshminë e saj në gjykatë, Naqellari thotë se është e pafajshme dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje. “Marrëveshja kuadër nuk ka sasi fikse. Për më tepër vetë dokumenti marrëveshja kuadër e nënshkruar midis Agjencisë së blerjeve të përqendruara dhe operativ ekonomik fitues në një nen të saj parashikon që autoriteti kontraktor Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka të drejtë të kontraktojë, të furnizohet më pak për disa artikuj, më shumë për disa të tjerë ose asnjë nga ato artikuj mallrash që janë të prokuruar. Edhe pretendimi për ndryshimin e sasive apo përshtatjen që ka bërë struktura e njësisë së prokurimit për përshtatjen e sasive është në përputhje të plotë me çfarë marrëveshja kuadër parashikon, sasi të pritshme, sasi orientuese, jo sasi fikse.

Lexo edhe :   Zyrtarët e uniformave: “Jam me një veshkë, tani është sezoni i provimeve”

Marrëveshja kuadër nuk sjell dëm ekonomik, sepse me një afat dhe fond të caktuar, autoritetet kontraktore lidhin kontrata për aq sasi sa kanë nevojë në atë kohë kur kanë nevojë. Fondi i marrëveshjes kuadër nuk i është paguar fituesit. Brenda atij fondi sipas nevojave që do të kenë vetë punonjësit e Policisë së Shtetit, do të lidhen kontrata rast pas rasti sipas nevojave të tyre specifike, brenda kësaj periudhe 4-vjeçare dhe kjo nuk do të thotë që fondi as do të tejkalohet dhe as do të realizohet i gjithi dhe as do të abuzohet me të”, ka thënë Naqellari.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Merkato/ Transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori? Guardiola do Harry Kane

Tuttomercato.web Bombë nga Anglia, në lidhje me të ardhmen e Harry Kane. Sipas The Sun, Manchester City ka Harry Kane në shënjestër dhe do t'i...

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...

Tentoi të vriste me hanxhar vëllanë, zbardhet e shkuara e errët e 39-vjeçarit

Blutë e Vlorës prangosën 39-vjeçarin Gazmend Merkaj, pasi kanosi me hanxhar vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në...

Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios 2020, e vonuar një vit nga pandemia e koronavirusit, filloi sot në 13:00 pothuajse me dyer...

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!

Nga Kim Mehmeti Mediat e Tiranës bëjnë me dije se Shqipëria ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit nga shtatë kompani dhe se duhet të paguajë...