Influencuesja Júlia Hennessy Cayuela ka ndërruar jetë në një aksident rrugor vetëm disa orë pasi postoi për ndjekësit e saj: “Jeta është e shkurtër, le të jemi të çmendur-unë, ti, Zoti dhe rruga. Ëndrrat e tua janë të miat”.
Julia Hennessy Cayuela, 22-vjeç, ishte duke udhëtuar me një motor së bashku me burrin e saj Daniel Cayuela të enjten, kur ata u përfshinë në një aksident ndërsa po udhëtonin në rrugën BR-277 në Sao Jose dos Pinhais në Brazilin jugor.
Daniel u plagos rëndë në aksident, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia Federale e Autostradës tha se ata dyshojnë se një kamion po kalonte rrugën, kur çifti u përplas në anën e saj.
Në një postim të fundit në Instagram të ndarë me 329.000 ndjekësit e saj vetëm disa orë para përplasjes fatale, Julia shihet duke pozuar me Danielin përpara një tabele për Capao Bonito.
“Jeta është e shkurtër, le të çmendemi – Unë, ti, Zoti dhe rruga! Edhe ëndrrat e tua janë të miat @danielcayuela”, shkruante e ndjera.
Pas përplasjes, Julia u dërgua me urgjencë në spital në qytetin e Curitiba në gjendje kritike, para se të vdiste në kujdesin intensiv pak më vonë.
Të shtunën, Julia u varros në qytetin Belo Horizonte në shtetin Minas Gerais. Júlia Hennessy Cayuela, prej shtatë vitesh ishte një influencër.
Si për ironi të fatit, e ndjera kishte humbur babanë në një aksident me motor kur ajo ka qenë tre vjeç. Julia dhe Danieli ishin prej katër vitesh të martuar, dhe kishin pasion motoçiklizmin.
Ata postuan itinerare dhe fotografi nga udhëtimi i tyre rreth Brazilit jugor, në faqet e tyre të rrjeteve sociale, përfshirë ditën e aksidentit të tyre.
Plani i tyre për të udhëtuar nëpër shtetet e Sao Paulo, Parana dhe Santa Catarina u ndërpre nga përplasja tragjike.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati: Tirana Today