Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Studentë, mos e braktisni Shqipërinë!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Studentë, mos e braktisni Shqipërinë!

Nga: Baton Haxhiu

Unë e kam pas mundësinë me qëndru në Perëndim, kudo dhe me poste profesionale. Por as nuk e kam mendu dy herë. Arsyeja kryesore përse nuk largohem nga Kosova, është se këtu çdo gjë ngjan si mision që është përtej teje. Është njëfarë fati kur je në një moment historik që mund të kontribuosh në gjëra që shkojnë më  larg se mirëqenia jote individuale. Unë mendoj se nevoja kryesore e individit është  “nevoja për të qenë i vërejtshëm” dhe askund tjetër nuk plotësohet më shumë kjo nevojë sesa në vendin tënd.

Edhe për shkak të situatës ku ndodhen vendet tona (të pakryera si shoqëri e shtete), mundësia e ndërhyrjes është shumë e madhe dhe përmbushja gjithashtu. Neve nganjëherë disa vlera që me gjithë forcën mundohen të ruhen në Perëndim, siç është patriotizmi dhe atdhedashuria, na i bëjnë si ndjenja tribale. Ne këtu, gabimisht, shumë shpesh mendojmë se kultivimi i ndjenjave subjektive për vendin është folklorizëm, por të jetuarit jashtë të bën të kuptosh se në fakt vendet më të zhvilluara e mirëmbajnë e kultivojnë dhe investojnë shumë në rrënjosjen e këtyre ndjenjave.

Gjithashtu, kur  je jashtë vendit, e kupton se momenti pa histori është i pakuptimtë, d.m.th. gjërat duhet  ta kenë narracionin e tyre paraprak për të qenë të rëndësishme si moment. Është stërmundimi gjatë rrugës për ta arritur momentin që e sjell lumturinë, jo vetë momenti. Dhe ne i kemi rrëfimet tona në vendet tona. Jashtë, sado të suksesshëm, jemi njerëz pa rrëfime, paçka se mund ta kemi momentin. Jemi nomadë, të huaj. Dhe jo të huaj si gjeografi, apo racë, të mos keqkuptohem. Por, të huaj si tregim. Duhet pasur parasysh edhe një gjë: bota nuk është aq e hapur, aq kozmopolitane siç supozojmë ne.

Kudo që të shkosh, dallimi të bëhet i vërejtshëm. Ta thuash të kundërtën ose është gënjeshtër, ose snobizëm. Nuk po them se përjashtohesh, por konstatohesh.Nëse je person që krejt çfarë mendon është kryekeput mirëqenia jote dhe këtu po nënkuptoj mirëqenia e barkut, atëherë po, ik jashtë se gjërat janë më të thjeshta. Por, nëse qëllimet e tua si njeri, si qenie që prezanton më shumë sesa veç cikël biologjik, atëherë është e pakuptimtë ta bësh betejën diku tjetër. Ta shfrytëzosh platformën po. Por, jo të përhumbesh, sepse mbetesh abstrakt.

Zhgënjimi, dhe atë shumë i madh, ekziston, por është pikërisht ai zhgënjim që jep  arsyen kryesore përse beteja jote është ballafaqimi me faktorët që sjellin atë zhgënjim  dhe jo ikja. Nuk mund edhe të më thuash që je shume i zoti, intelektual, karakter, dhe në  fund të ikësh pikërisht nga beteja për karakterin, intelektin. Ikja dhe intelektualiteti nuk kanë gjë të përbashkët. Okej, ik, dhe bëhu profesionist i madh diku tjetër, por intelektual nuk do  bëhesh kurrë, sepse ke refuzuar ta bësh betejën dhe kjo s’ka lidhje me intelektualin.

Një shembull. Arben Xhaferri, a nuk do të ishte sociolog i përmasave botërore po të merrej vetëm me studimin, i shkëputur nga konteksti në të cilin është rritur? Patjetër që po. Por ai ka zgjedhur ta bëjë intelektualin patriot para sociologut profesionist. Kush ikën, mund t’i tregojë vetes arsye sa të dojë, por thellë-thellë secili e di se ka  braktisur betejën e tij personale dhe në njëfarë forme ka braktisur veten. Por, vetëm edhe një gjë. Nuk po them se  është mëkatare të largohesh, e kam menduar edhe vetë normalisht. Këtu futet edhe  rrugëtimi pastaj, njerëzit që takon dhe të inspirojnë, njerëzit që të japin shansin. Por ikja, nëse duhet të jetë alternative, duhet të jetë krejt e fundit, pasi që janë shterur të gjitha të tjerat. /Panorama

Tags: Baton HaxhiushqiperiaStudentët

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Lëvizte i arm*tosur, kapet 21-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Lëvizte i arm*tosur, kapet 21-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Deputeti i Ramës thirrjes SPAK: Në Fier, duart e krimit mbi financat publike

Deputeti i Ramës thirrjes SPAK: Në Fier, duart e krimit mbi financat publike

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 16 korrik 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 16 korrik 2021

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com