Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Disa fjalë për një Njeri si Uran Kostreci

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Agim Baçi

Nuk deshi kurrë që të dukej një hero. I tha gjërat e tij, herë me vargje, herë me dëshmi. Nuk rrahu gjoskin për atë që kish kaluar. Madje, vuri një kapelë republike që të mos jepte shumë shpjegime për shenjën e plumbit që mori pak mbi ballë teksa tentoi të prekte fundin përballë torturave dhe poshtërimit në burg.

Zoti deshi  që ai të jetonte pas daljes nga rrathët e ferrit për të na treguar në këto vite se nuk ka justifikim për bashkëjetesën me të keqen.  Mbajti në mëndje atë që i duhej ta përcillte për të tjerë, duke i dëshmuar se e keqja që kaluam ishte pikërisht e aplikuar nga njerëzit rreth nesh, nga ata që i kemi ende gjyshër apo prindër, që mund të bien pre e së keqes sërish nëse nuk kemi ditur të flasim për të keqen që pësuam dhe trashëguam nga ajo e shkuar. Libri i tij, “Epopeja e karkalecave”, i kaloi muret e burgut, sepse ai i sistemoi brenda mendjes së tij, brenda kujtesës së tij, ashtu siç dëshmoi për gjithçka që mësoi nga Ejll Çoba, nga Koço Tasi, Kudret Kokoshi, Dom Nikollë Mazreku, e shumë bashkëvujatës të tjerë,  nga të cilët mori dashurinë për jetën, fuqinë për të dalë më i fortë përballë atyre që bënë gjithçka për ta thyer.

Uran Kostreci nuk deshi medalje për atë çfarë bëri në diktaturë. Nuk trokiti kurrë për të marrë rolin e triumfatorit. Thjesht dëshmoi për atë që kish parë e përjetuar nën një rregjim ku njeriu veç denatyrohet. Ai përsëriste shpesh  se, në një rregjim që rrëzon traditën, besimin në Zot,  që nuk pranon mendimin ndryshe, e për pasojë, që në vend të Lirisë jep robërinë dhe dorëzimin, do të prodhojë një shoqëri që fle në prehërin e së keqes.

Fatkeqësisht, Uranin ne do e përcjellim për në botën tjetër, pa arritur t’i themi të vërtetat e së shkuarës. Sepse në këto tridhjetë vite,  ne si shoqëri më shumë folëm për ato çfarë ndodhën në ish-bllokun komunist, për dëshirat perverse të diktatorit dhe miqve të tij, se sa për atë çfarë u bëri diktatori bashkëqytetarëve të tij, duke i vrarë herë pa gjyq e herë me palo gjyqe, duke u marrë pronën e duke i syrgjynosur, duke i poshtëruar e dhunuar.

Në këto tridhjetë vite ne nuk arritëm dot të kishim gjyqin e duhur të krimevve të së shkuarës, nuk arritëm të bënim dekomunistimizmin. Në vend Uranit dhe miqve të tij, që kishin kaluar në kalvarin e madh të ferrit të diktaturës komuniste,  folën ata që kishin mbajtur në këmbë të keqen, duke bërë gjithçka që e vërteta të mos zbulohej, që krimi të mos zbardhej.

Urani nuk pranoi të ishte “Mendja e robëruar” dhe kudo që shkonte të fliste me të për të shkuarën në diktaturë, ai u kërkonte që të gjenin rrugën për të mos shkelur dinjitetin, për të mos jetuar nën poshtërim dhe frikë.

Kushdo që e ka njohur, e ka ndjerë menjëherë se Urani diti të ndërtonte një botë ideale brenda mureve të diktaturës dhe një botë të lirë për fjalën e tij, për mendimet e tij. Por peng i mbeti pafuqia jonë për ta ndëshkuar të keqen.

…Urani  ishte një Njeri. Nuk deshi të shihej kurrë si hero, por veçse na ftoi të shihnim nga e shkuara dhe e ardhmja jonë, duke guxuar të jemi me dinjitet e të gjejmë rrugët e të mbetemi njerëzor.

Le të lutemi që Zoti ta marrë pranë vetes !

Tags: Agim BaçiopinionUran Kostreci

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Brataj: Harta e infektimit është zgjeruar, po shtohen fshatrat

Brataj: Varianti Delta përhapet shumë shpejt, ja kategoritë më të rrezikuara

Doli e para në konkursin e Akademisë së Policisë, por nuk e pranojnë

Doli e para në konkursin e Akademisë së Policisë, por nuk e pranojnë

‘Nuk je epidemiolog’/ Dasho-Bratajt: Në Shqipëri, 16 mijë viktima nga Covid-19

'Nuk je epidemiolog'/ Dasho-Bratajt: Në Shqipëri, 16 mijë viktima nga Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com