Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Një thirrje miqve e kolegëve të kryesisë

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Genc Pollo

Shoh se edhe mes deputetëve demokratë të (ri)zgjedhur në 25 prill ka ende debat ose të paktën opinione të kundërta mbi dy vendime të rëndësishme të Partisë Demokratike në pranverë 2019: djegia e mandateve dhe bojkoti i lokaleve (më tej djegia&bojkoti).

Këto dy vendime sipas një analize aritmetike i hoqën opozitës afro 8 mandate deputetësh me të cilat ajo do të mund të kishte realizuar rotacionin politik me një mazharonacë të ngushtë në Kuvend. Siç ndodhi edhe në Mal të Zi në gusht 2020. Disa studjues të tjerë konkludojnë se pa djegien&bojkotin opozita do të kishte marrë më shumë se 8 mandate shtesë.

a- Ata që ende e justifikojnë djegien&bojkotin përmendin demoralizimin e popullit opozitar ne fillim të v. 2019. Pa debatuar për matjen, shkaqet e menaxhimin e demoralizimit të elektoratit tënd por duke e marrë të mirëqenë argumentin se djegia&bojkoti e entuziazmoi popullin opozitar deri në verë 2019 lipset që ata të përgjigjen edhe për shkallën e demoralizimit të këtij populli në vjeshtë e dimër të po atij viti mbasi u pa se nuk u arrit as ndryshimi i pushtetit e as ndonjë koncesion domethënës prej tij. Pa llogaritur këtu segmentin jo partiak të opinionit/elektoratit që shpesh është vendimtar në zgjedhje e që nga sondazhet rezultonte skeptik e kritik ndaj djegies&bojkotit.

b- Ata që thonë se bojkoti evitoi “masakrën elektorale” të lokaleve në 2019, a mos janë inkonsistentë kur ankohen për të njëjtën gjë mbas 25 prillit 2021? Si dhe kur pranojnë mandatet parlamentare mbasi refuzuan ato bashkiake?

c-Ata që thonë se duke marrë një masë drastike u ndërgjegjësua komuniteti ndërkombëtar për problemet e rënda të demokracisë shqiptare mund të kenë drejtë por po thonë një pjesë të së vërtetës. Pjesa tjetër më e madhe e së vërtetës eshtë se komuniteti ndërkombëtar druajti se mos akti i paprecedent i djegies së mandateve bëhej ortek destabilizues në demokracitë e brishta të Ballkanit e më gjerë. Dhe kjo për ta ishte ku e ku më e rëndësishme se hallet e opozitës shqiptare apo edhe të vetë Shqipërisë. Prandaj dhe disa prej ndërkombëtarëve në Tiranë u bënë edhe më të paturpshëm në avokatinë e regjimit.

d-Kush thotë se nuk mund të rrinim më në Kuvend sepse aty opozita nuk gëzonte të tërë të drejtat parlamentare, thotë një të vërtetë të pjesshme si dhe një konkluzion të pasinqertë.

e-Gjithësesi justifikuesit duhet të dinë se motivet e synimi kanë rëndësi por se rezultati e pasoja janë përcaktuese në politikë ashtu si dhe në çdo aspekt të jetës. Dhe në rastin e djegies&bojkotit këto të fundit rezultuan një katastrofë për Partinë Demokratike.

Për mendimin tim opozita në v.2021 duhet të qartësojë qendrimin a saj  lidhur me dy vendimet e veta të v.2019. Në rradhë të parë për motive parimore etiko-politike mbasi qartësia në çeshtje madhore të forcon besimin e atyre që të votuan dje e që të përkrahin sot; si dhe të fiton besimin e atyre që mund të të votojnë nesër.

Në rradhë të dytë për arsye taktike: shtatori do të nisë me sfida e përballje dhe opozita parlamentare është në situatë më të vështirë se në tetë vitet e shkuara. Gjithashtu ajo ka përballë një makinë propagandistike të specializuar për të shpjeguar dështimet e qeverisë si probleme të opozitës. Eshtë e paduhur t’i ofrosh asaj një problem që opozita ende e ka nëpër këmbë.

Unë, për veten time zgjodha që pas 25 prillit të analizoja e konkludoja publikisht se djegia&bojkoti ishin gabime fatale për Partinë Demokratike; gjithashtu për votën time pro këtyre vendimeve në Grupin Parlamentar e në Këshillin Kombëtar zgjodha që me përunjësi të kërkoja ndjesën a atyre që më kishin votuar në këto dy forume. Nuk m’u duk me vend që të kritikoja ata që votuan si unë apo edhe atë që bëri beftas propozimet në fjalë.

Mbas pak ditësh mblidhen forumet drejtuese të PD. Ata do të analizojnë fushatën e zgjedhjet e 25 prillit, do të shpjegojnë rezultatin a tyre dhe do të dalin me konkluzione e plane veprimi për më tej. Jam besimplotë se ndërsa do të analizojnë probleme si p.sh. vonesa në emërimin e drejtuesve politikë të fushatës apo të kandidatëve në listë, nuk mund të lenë jashtë vëmendjes kryeproblemin “djegie&bojkot”. Por do t’u propozoja që, krahas një kërkesëfalje për gabimin, të konkludojnë se partia kurrë më nuk do të futet në ujra të tilla.

*Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike *Ish-ministër e deputet

Tags: Genc PolloPD

TË LIDHURA

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post

Pse “Delta” po shkakton kaos në botë

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 12 korrik 2021

KPK shkarkon gjyqtarin e akuzuar nga ministri Çuçi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025




TË FUNDIT

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta
Showbizz

Hulk Hogan do të mbushte 72 vjeç, vetëm pak javë pas ndarjes nga jeta

by mirseda
17:38 | 11/08/2025
0

Ylli legjendar i mundjes profesionale, Hulk Hogan, do të festonte sot ditëlindjen e tij të 72-të, vetëm...

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina

17:19 | 11/08/2025
Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

Zjarri pranë Syrit të Kaltër djeg 40 koshere bletësh – rrezikohen edhe 100 të tjera

17:14 | 11/08/2025
Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

Humbja ndaj Palace/ Slot: Liverpool me fat që shkoi deri në finale

17:04 | 11/08/2025
Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

Katër minorenë vjedhin makinën në Milano, përplasin për vd*kje të moshuarën dhe më pas arratisen

16:57 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com