Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Çmimet e naftës rriten me 3 lekë për litër, e dyta për 10 ditë

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Shqipëria, vendi më i varfër i Europës me çmimin më të lartë të naftës

Çmimet e karburanteve u rriten së fundmi për të katërtën herë radhazi që nga lehtësimi i pandemisë. Në pikat e tregtimit të operatorëve kryesorë në vend, nafta dhe benzina po shiten me 3 lekë më shtrenjtë.

“Kastrati”, operatori më i madh i tregtimit të karburanteve me shumicë e pakicë, e tregton një litër naftë me 169 lekë për litër sot, nga 166 lekë pak ditë më parë.  Kjo ishte rritja e dytë brenda 10 ditëve.

Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar në pesë muaj, me 21 lekë për litër mbi 14%

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, dhe po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit..

Me fillimin e pandemisë në mars të vitit të kaluar, çmimet e naftës në vend ranë me shpejtësi, nga mbi 180 lekë, që ishin në shkurt, zbritën poshtë 150 lekëve (midis 144-148 lekë) deri në janar 2021, duke reflektuar ecurinë e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Operatorët e tregut pohojnë se tendenca e fundit rritëse lidhet me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Në bursa, çmimi i naftës ka arritur në 75.8 dollarë për fuçi, nga 27 dollarë që zbriti në prill 2020, në kulmin e pandemisë, duke iu afruar nivelit më të lartë, që nga tetori i vitit 2018, si rrjedhojë e kërkesës së fortë globale dhe kufizimeve të prodhimit nga ana e OPEC. (shiko grafikun: Treguesi referencë i naftës Europiane, Brent gjatë tre viteve të fundit)

Gjallërohet konsumi

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se konsumi i karburanteve është gjallëruar në muajt e parë të këtij viti, pas rënies së fortë vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të udhëtimeve gjatë karantinës. Në mars 2021, Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare iu afruan nivelit të para pandemisë (shiko grafikun:  Indekset e volumit, Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara, 2015=100).

Kompanitë importuese ndërkohë kanë krijuar rezerva muajt e fundit, duke importuar karburante me çmime të ulëta. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në janar-prill 2021, importet e karburanteve arritën në një nivel rekord të pas viteve ’90, prej 175 mijë ton (Importet e karburanteve janar-mars. Operatorët e tregut pohuan se kjo rritje e fortë nuk ishte e lidhur me kërkesën./Monitor

Tags: ekonomikarburantrritet cmimi

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Rama: Integrimi në BE, si pushtimi i Trojës

Rama: Integrimi në BE, si pushtimi i Trojës

Qentë e stanit bëjnë namin në fshatrat e Përmetit, hanë bagëtitë

Qentë e stanit bëjnë namin në fshatrat e Përmetit, hanë bagëtitë

Biden i kërkon Putinit që Rusia të godasë kriminelët kibernetikë

Biden i kërkon Putinit që Rusia të godasë kriminelët kibernetikë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com