Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Video/ Policia rrugore ndalon shoferin, drejtonte mjetin me shpejtësi 174 km/h

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Video/ Policia rrugore ndalon shoferin, drejtonte mjetin me shpejtësi 174 km/h

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve, duke përdorur radarët në gjithë akset rrugore dhe qendrat e banuara, janë konstatuar shpejtësi dyfish mbi atë të lejuar në qendrat urbane, deri në 174 km/h  në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku drejtuesi i mjetit A. K. u ndëshkua me pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndër të tjera, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, shpejtësi vrastare të jetës në rrugë, parakalime të gabuara dhe shumë shkelje të tjera janë konstatuar gjatë 24 orëve të fundit nga kontrollet permanente të Policisë Rrugore në të gjithë vendin.

Rritja e besimit të qytetarëve te Policia ka çuar në pranga një 52-vjeçar që drejtonte një furgon mallrash, në rrugët e Tiranës, në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l, përdorte celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës. Policia Rrugore e Tiranës e ka bllokuar mjetin në rrugën “Bardhyl” dhe ka prangosur drejtuesin e tij, për të cilin është marrë masa e pezullimit të lejes së drejtimit për 24 muaj, i janë zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit, si dhe është ndëshkuar me masë 95.000 lekë të rinj.

Po falë denoncimeve nga qytetarët, për parkime të gabuara mbi vijat e bardha, mbi trotuar, në vendparkimet e invalidëve apo në hyrje të pallatave, janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh në të gjithë vendin, shumica e tyre nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve, duke përdorur radarët në gjithë akset rrugore dhe qendrat e banuara, janë konstatuar shpejtësi dyfish mbi atë të lejuar në qendrat urbane, deri në 174 km/h  në rrugën interurbane Fier -Vlorë, ku drejtuesi i mjetit A. K. u ndëshkua me pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe me masë administrative 20.000 lekë të rinj. 

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2481 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Policia Rrugore, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. 

Tags: 174 km/hmjetipolicia rrugoreshpejtesi

TË LIDHURA

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit
Aktualitet

Policia shqiptare trajnohet nga SHBA – forcim kundër krimit

19:29 | 13/06/2025
Next Post

''Nuk do shkruash më''/ Sulmohet gazetari turk, kritik ndaj Erdoganit

10 shprehje nga Emil Zola, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Emil Zola, që duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Triumfi i të këqijve dhe tollovia e politikës

Zoti Rama, policia nuk ndryshon me afate por me shembuj

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com