Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shoferët nuk zënë mend/ Kosovari drejtonte automjetin me 200 km/h (Video)

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Në 24 orët e fundit, janë konstatuar në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan, disa automjete, shpejtësia e të cilave varionte nga 166 km/h deri në 200 km/h. Dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. u konstatuan duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë, në rrugën urbane Fier-Vlorë është konstatuar një shtetas i identifikuar me inicialet A.M, duke drejtuar mjetin me shpejtësi 186 km/h.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia rrugore e Tiranës, në rrugën interurbane Tiranë -Elbasan janë konstatuar shpejtësi nga 166 km/h deri në 200 km/h. Dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut, shtetasit A. H. dhe E. Sh. u konstatuan duke qarkulluar me mjetet e tyre me shpejtësi 166 km/h, ndërsa shtetasi H. H. nga Kosova u konstatua duke drejtuar mjetin me 200 km/h, në Tiranë-Elbasan.

Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. M., nga Tirana, rezident në Gjermani, duke drejtuar metin me 186 km/h.

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës bëri të mundur parandalimin e një ngjarjeje rrugore, pasi në Laprakë, drejtuesi i një mjeti tip “Audi”, shtetasi G. S., 21 vjeç, kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar seriozisht jetë e këmbësorëve. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë reaguar menjëherë dhe në sheshin “Karl Topia” kanë konstatuar dhe ndaluar automjetin që kryente manovra të rrezikshme në rrugë. Gjatë verifikimit të dokumentacionit, 21-vjeçari rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

Menjëherë është bërë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe është ndëshkuar me 20.000 lekë të rinj, për manovrat e rrezikshme në rruge. Gjithashtu është ndëshkuar me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj, pronari i mjetit “Audi”, pasi ia kishte besuar mjetin 21-vjeçarit, edhe pse ky i fundit nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital dhe në numrin 112, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative dhjetëra drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara e të rrezikshme apo xhirime gomash në rrugë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 36 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2369 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, për parakalime të gabuar, si dhe 111 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Tags: 200 km/hautomjetpolicia rrugoreshpejtesi

TË LIDHURA

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:54 | 09/10/2025
Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015
Aktualitet

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Next Post
Ulen ndjeshëm rastet e të infektuarve në vend/ Ja si paraqitet situata 24 orët e fundit

Pandemia në Shqipëri: Regjistrohen 13 raste të reja, asnjë viktimë

“Zonja e Amerikës të ndalë dhunën në vendin e saj si fillim”, Manjani ‘u përvishet’ ambasadorëve

Doni më prova për të kuptuar se kush nuk i pyet fare ambasadorët e huaj?

Foto/ Si dukeshin qytetet e Kosovës, 100 vjet më parë

Foto/ Si dukeshin qytetet e Kosovës, 100 vjet më parë







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët
Politikë

Flor Binaj: Berisha nuk do dalë me mua në fushatë! Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

by mirseda
22:54 | 09/10/2025
0

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj deklaroi se nuk përfaqëson opozitën në zgjedhje, por qytetarët dhe...

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

Trump: Pengjet izraelite do të lirohen të hënën ose të martën e ardhshme

22:43 | 09/10/2025
Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për bombardimin e një barke në Karaibe

22:28 | 09/10/2025
“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

“Ende më komentojnë për Luizin!”/ Efi Dhedhes flet pas tre vitesh për Big Brother VIP

22:13 | 09/10/2025
Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

Plan i Izraelit: çdo peng i liruar do të marrë shtëpi dhe 16 mijë euro

22:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com