Profesori për studimin e mediave në Norvegji, Keneth Andresen është tepër i impresionuar nga Kosova, aq sa ka publikuar në rrjetet sociale, pamje të qyteteve kosovare shumë vite më parë.
Andresen, në biografinë e tij të shkurtër të Twitter e përshkruan vetën si koleksionues të kartolinave nga Kosova. Lidhja e tij me Kosovën u krijua para 22 vitesh, pasi ka punuar gjashtë muajt e parë pas çlirimit, në vitin 1999. Gjithë këto vite, ai nuk e ka harruar punën e tij në këtë shtet, e kujtimet i ndan çdo ditë nga pak.
Kenneth vazhdimisht publikon fotografi të qyteteve të ndryshme të Kosovës të shkrepura dekada më parë, e të printuara në formë të kartolinave.
Ai ka arritur të grumbullojë në sirtarin e tij rreth 1500 fotografi e kartolina nga më të ndryshmet; të veshjeve, ushtarëve, shesheve të qyteteve, manastireve, kishave, urave e rrugëve të vjetra, të cilat janë deri në 100 vjet të vjetra.