Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusi: Putin miraton strategjinë për t’iu kundërvënë ndikimit perëndimor

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusi: Putin miraton strategjinë për t’iu kundërvënë ndikimit perëndimor

Presidenti rus, Vladimir Putin ka miratuar një version të rishikuar të strategjisë së sigurisë kombëtare ruse ( botuar gjatë së shtunës 03.07), strategji, e cila përshkruan masat e kundërpërgjigjes ndaj ndikimit të huaj.

Masa e shefit të Kremlinit vjen në kohën kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në rritje, ndërsa SHBA-ja dhe aleatët e saj kryejnë stërvitje detare në Detin e Zi.

Vendet perëndimore e kanë kritikuar vazhdimisht Kremlinin në vitet e fundit për një varg çështjesh, përfshirë sulmet e pretenduara kibernetike si dhe burgosjen e figurave politike të opozitës në Rusi.

Kultura ruse ‘nën sulm aktiv’ 

Referuar dokumentit me 44 faqe, presioni në rritje nga vendet perëndimore përbën një rrezik për shoqërinë ruse. “‘Perëndim-ëzimi’ i kulturës rrit rrezikun që Federata Ruse të humbasë sovranitetin e saj kulturor”, thotë strategjia e re.

Dokumenti pretendon se “vlerat tradicionale shpirtërore-morale dhe kulturore-historike ruse janë nën sulmin aktiv të SHBA-së dhe aleatëve të saj”, përfshirë institucionet transnacionale.

Teksa dokumenti rikonfirmon angazhimin e Moskës për të përdorur diplomacinë për të zgjidhur konfliktet, ai thekson se Rusia “e konsideron të ligjshme marrjen e masave simetrike dhe asimetrike” për të parandaluar “veprime jomiqësore” nga shtetet e huaja.

Dokumenti gjithashtu pretendon se Perëndimi po përpiqet të përdorë problemet sociale dhe ekonomike të Rusisë për të destabilizuar shoqërinë dhe për të radikalizuar protestën.

Putin akuzon Perëndimin për ‘provokim’

Vetëm disa ditë para se strategjia të bëhej publike, Putini e përshkroi si një “provokim” një incident të 23 qershorit në Detin e Zi, kur Rusia deklaroi se hapi të shtëna paralajmëruese ndaj një anijeje të Marinës Britanike në territoret e saj.

Britania, e cila nuk e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia, këmbënguli që anija e saj nuk u qëllua dhe pretendoi, se ajo po lundronte në ujërat ukrainase. “Ishte haptazi një provokim që përfshinte jo vetëm britanikët, por edhe amerikanët,” tha Putini të mërkurën (01.07), duke akuzuar se një avion mbikqyrës amerikan po vepronte në bashkëpunim me anijen britanike për të monitoruar përgjigjjen ruse./DW

Tags: ndikim perendimorstrategjivladimir putin

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën
Bota

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:05 | 31/12/2025
Next Post

E rëndë në SHBA/ 41-vjeçari ekzekutohet me plumb në kokë teksa luante golf

Ekspertët kërkojnë rishikim të ligjit të dekriminalizimit

Ekspertët kërkojnë rishikim të ligjit të dekriminalizimit

“Francezi”, “Pinxho”, Zagani, Tahiri dhe.... Rama







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com