Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Francezi”, “Pinxho”, Zagani, Tahiri dhe…. Rama

2 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Në vitet 2016 dhe 2017 “News 24” publikoi një dosje ku flitej për fikje të radarëve të Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim që trafikantët e drogës të mos shqetësoheshin teksa e eksportonin atë në drejtim të Italisë. Dëshmitë thonë se radarët fikeshin në varësi të orareve që trafikantët dërgonin mallin. Por publikimi i dosjes në televizionin “News 24” mbeti thjesht “një lajm” pasi hetimet nuk e prekën aspak këtë çështje.

Media që bëri denoncimin doli kështu thjesht “një fantaziste” ndërkohë që denconcimet e opozitës ngjanin pikërisht si deklarata politike, me qëllim për të rrëzuar Ramën nga pushteti. Edhe më keq  e pësoi ish shefi i antidrogës në Policinë e Fierit, Dritan Zagani, që guxoi të shkruante lidhur me trafikun e drogës dhe që shoqëroi dy kushërinjtë e ministrit Tahiri, Habiljat, që tashmë janë dënuar lidhur me këtë trafik. Ngjarja e ndodhur në shtator 2015 solli një situatë tragjike për personin që denoncoi trafikun: Policia e arrestoi, prokuroria e akuzoi dhe gjykata e dënoi me 4.6 vite burg nën akuzën se ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara.

Regjisorët e kësaj situate tragjike ndaj Zaganit ishin në Tiranë, në zyrat kryesore të shtetit. Saimir Tahiri e konsideroi “dru të shtrëmbër” në rradhët e policisë. Ndërsa vetë kryeministri Rama u kujdes ta denigronte “këtë armik të suksesve të qeverisë”. “Zagani  ka qenë i  dënuar nga Gjykata e Krimeve te Renda si bashkëpunëtor i trafikantëve të drogës që dekonspironte operacionet e policisë … Zagani pasi është dënuar nga gjykata ka folur kundër Tahirit..”, tha Rama në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në Tetor 2017. Kryeministri Rama këtu kreu rolin siç i pëlqen mafias, nën moton “delegjitimo dëshmitarin”! Pas kësaj deklarate të Ramës, një furi e madhe mediatike iu sul ish komisarit, që denoncoi trafikun me emra. U sajuan dhjetra “fakte” duke e akuzuar si dekonsipirues të aksioneve policore. Madje, u sajua edhe lajmi i  marrjes së një shtëpie nga Sali Berisha, si shpërblim për denoncimin. Qëllimi ishte vetëm një: Zagani duhej të dukej një i person i futur nga opozita dhe që e kish kryer gjithë dekonsipirimin për të tuprëruar ministrin Tahiri dhe qeverinë!!!!!

Por, pesë vite më vonë, përmes këmbënguljes së Antimasfias Italiane, në Tiranë u rikthye edhe një herë çështja që prej vitesh fle gjumë në sirtarët e drejtësisë shqiptare. “Francezi” dhe “Pinxho” nuk janë me regji hollivudiane. Pas tyre janë emrat që kanë zbardhur pikërisht atë që media dhe opozita e denonconin me zë të lartë për vite me rradhë. Nga ajo që u zbardh nga mediat, rezulton se janë zbardhur dëshmi që thonë edhe më shumë fakte se sa ka shkruar Zagani në raportet e tij lidhur me dijeniën e shtetit për trafikun e drogës. E megjithatë, SPAK dhe Policia Shqiptare dolën ta lexonin si sukses, atë që fare mirë mund ta quajmë turpi i policisë, prokurorisë dhe gjykatave shqiptare, të cilët në asnjë rast nuk arritën dot të kalonin presionin politik.

“Shpirti” është emërtim poetik i një prej dosjeve që tregon më qartë se kushdo se sa e strukturuar ishte e gjithë policia dhe institucionet e tjera shtetërore në kanabizimin e Shqipërisë dhe në eskportimin e saj drejt Italisë. Por, a mund ta quajmë sukses të policisë dhe hetuesve shqiptarë kur Hetimet e Antimafias së Katanias provuan thuajse të gjitha akuzat e Zaganit, që i kish dërguar me shkrim eprorëve të dhënat për këtë trafik?/ Tirana Today

Tags: Drogefikjeradareskaf

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
“Lufta e shezllongëve”/ Detit, rërës dhe pyllit në Zvërnec i del pronari

“Lufta e shezllongëve”/ Detit, rërës dhe pyllit në Zvërnec i del pronari

Covid-19/ Mjeku Stroni tregon simptomat e variantit Delta

Pandemia uli ndjeshëm numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

Pandemia uli ndjeshëm numrin e azilkërkuesve në Shqipëri

JU REKOMANDJOMË

VIDEO/ U rrëzua në tokë, FNSH godet me shkopinj gome Sait Dollapin

Pas thirrjes së Metës, Sahit Dollapi dërgohet në spital i shoqëruar me 4 grupe të FNSH

4 vjet ago
Cili është qëndrimi i Metës për kryeprokurorin? Presidenti flet publikisht

Cili është qëndrimi i Metës për kryeprokurorin? Presidenti flet publikisht

5 vjet ago
KPK shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Përmetit, ja çfarë e ‘fundosi’

KPK shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Përmetit, ja çfarë e ‘fundosi’

4 vjet ago
Shtypi nga bota, 17 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 17 shkurt 2018

5 vjet ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com