gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobetjojobetjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Rusi, me hyrjen në fushatë zgjedhore nisin goditjet ndaj opozitës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Rusi, me hyrjen në fushatë zgjedhore nisin goditjet ndaj opozitës

Në një kohë kur sondazhet publike po tregojnë një rënie të mbështetjes për partitë pro presidentit Putin, përpara zgjedhjeve të planifikuara parlamentare të vjeshtës, Kremlini ka nisur të zbatojë një strategji të re fushate: “pastrimin e terrenit” nga sfiduesit e mundshëm. Nga Moska, raporton korrespondenti i “Zërit të Amerikës” Charles Maynes.

Pas arrestimit dhe dënimit të udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni në fillim të këtij viti, Kremlini ka rritur presionin ndaj kundërshtarëve të tjerë të mundshëm, realë apo të perceptuar, përpara zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Një gjykatë e etiketoi në qershor si organizatë “ekstremiste”, fondacionin antikorrupsion të zotit Navalni gjatë një procesi gjyqësor me dyer të mbyllura, një vendim që nxiti shpërbërjen e organizatës dhe që praktikisht ndalon anëtarët e saj të jenë pjesë e jetës politike në të ardhmen.

Ndërkohë, politikanë të tjerë kryesorë të opozitës, si dhe anëtarë të familjeve të tyre, papritur e gjetën veten përballë hetimesh penale. Një lëvizje e ndërmarrë për t’i detyruar ata që t’i japin fund fushatave zgjedhore e të largohen nga vendi.

“Sigurisht, arsyeja kryesore janë zgjedhjet parlamentare. Kremlini dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur vetëm për të hequr qafe kundërshtarët e fortë të tij”, thotë Dmitry Gudkov, politikan i opozitës në mërgim.

Pas këtyre masave thonë kritikët, qëndron popullariteti në rënie, para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, i partisë qeverisëse të Kremlinit, Rusia e Bashkuar.

“Rregullat kanë ndryshuar plotësisht që nga viti 2019, kështu që aktualisht është pothuajse e pamundur që një kandidat i pavarur, ose një kandidat serioz i opozitës, jo vetëm të zgjidhet, por edhe të regjistrohet”, thotë Boris Kagarlitsky, i Shkollës së Shkencave Sociale dhe Ekonomike në Moskë.

Forcat e linjës së ashpër brenda Kremlinit duken të etur për të shmangur përsëritjen e gabimeve të zgjedhjeve të kaluara, kur shkeljet ligjore gjatë ditës së votimit çuan në një rritje të protestave në rrugë.

Ata që janë futur në një listë qeveritare të ashtuquajtur lista e të padëshiruarve, thonë se është më lehtë për autoritetet t’i burgosin kandidatët e ardhshëm me çdo mjet të nevojshëm.

“Është më e thjeshtë ta heqësh diçka nga rrënjët sesa ta lejosh që situata të zhvillohet, sepse është e paqartë se çfarë do të ndodhë më pas dhe si do të reagojë shoqëria. Pse të rrezikosh kur thjesht mund të fusësh njerëz në burg?!”, thotë ajo.

Vëzhguesit thonë se është provë drejt rritjes se autoritarizmit ndërsa Presidenti Putin hyn në dekadën e tij të tretë në pushtet mbështetur nga reforma të diskutueshme kushtetuese që mund ta mbajnë atë në pushtet deri në vitin 2036.

 

“Regjimet autoritare funksionojnë në bazë të një parimi, që atë që kontrollon sot, duhet ta kesh edhe më shumë nën kontroll në të ardhmen”, thotë analist politik Kiril Rogov.

Në takimin e tij me Presidentin amerikan Joe Biden në Gjenevë, udhëheqësi rus Vladimir Putin hodhi poshtë sugjerimet për një goditje të opozitës, duke thënë se ligji synonte ata që mbështeten hapur nga Uashingtoni.

“Këto janë organizata dhe njerëz që reklarojmë politikën e Shteteve të Bashkuara mbi Rusinë. Si duhet t’i trajtojmë ne ata?!”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

Presidenti Biden thotë se administrata e tij do të vazhdojë t’i bëjë presion Kremlinit mbi çështje të të drejtave të njeriut në vend. Por kjo nuk e lehtëson barrën për kandidatët e mundshëm, që janë penguar të hyjnë në garën zgjedhore, apo për mbështetësit e tyre, të cilëve u ngushton çdo ditë mundësitë për të zgjedhur në fletën e votimit.

Tags: fushate zgjedhoreopozitarusi

TË LIDHURA

Irani refuzon planin 15-pikësh të SHBA: Ja 5 kushtet për paqe
Bota

Irani refuzon planin 15-pikësh të SHBA: Ja 5 kushtet për paqe

16:23 | 25/03/2026
Përfshihet nga flakët një hotel në Paris, pranë pallatit Elysee/ Evakuohen rreth 400 persona
Bota

Përfshihet nga flakët një hotel në Paris, pranë pallatit Elysee/ Evakuohen rreth 400 persona

14:45 | 25/03/2026
Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por me kusht
Bota

Irani lejon kalimin e anijeve të naftës ‘jo-armiqësore’ në Ngushticën e Hormuzit, por me kusht

14:28 | 25/03/2026
Next Post
Velipojë/ Bombula e gazit plagos familjen, nisen drejt Tiranës me urgjencë

Velipojë/ Bombula e gazit plagos familjen, nisen drejt Tiranës me urgjencë

Japoni/ Rrëshqitje dheu, kërkime për të gjetur viktima

Japoni/ Rrëshqitje dheu, kërkime për të gjetur viktima

Filipine/ Rrëzohet avioni ushtarak, 17 viktima, 40 të shpëtuar

Filipine/ Rrëzohet avioni ushtarak, 17 viktima, 40 të shpëtuar







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit
Aktualitet

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në humnerë, shpëtohet shoferi nga ekipi i shpëtimit

by mirseda
16:40 | 25/03/2026
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Gusmar–Nivicë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka...

Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës

Ina Zhupa: 13 vite pa festival kombëtar të filmit, simbol i neglizhencës ndaj artit dhe kulturës

16:32 | 25/03/2026
Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt

16:28 | 25/03/2026
Irani refuzon planin 15-pikësh të SHBA: Ja 5 kushtet për paqe

Irani refuzon planin 15-pikësh të SHBA: Ja 5 kushtet për paqe

16:23 | 25/03/2026
Guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, inflacioni kthehet në objektiv brenda 2026

Guvernatori Sejko: Ekonomia në rritje, inflacioni kthehet në objektiv brenda 2026

16:21 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com