Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogan mbron vendimin për tërheqje nga Konventa e Stambollit

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e mbrojti vendimin e vendit të tij për t’u tërhequr nga Konventa e Stambollit – një traktat ndërkombëtar për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Turqia u tërhoq nga ky traktat të enjten, një dekadë pasi e nënshkroi.

“Disa qarqe po përpiqen ta portretizojnë tërheqjen tonë nga Konventa e Stambollit si një hap prapa në luftën tonë kundër dhunës ndaj grave”, tha Erdogan gjatë një fjalimi në Ankara.

“Beteja jonë nuk ka filluar me Konventën e Stambollit dhe nuk do të përfundojë me tërheqjen tonë nga traktati”, tha ai.

Erdogan shpalli të enjten një plan alternativ veprimi për luftimin e dhunës ndaj grave, i cili përfshin qëllime të tilla si: rishikimi i proceseve gjyqësore, përmirësimi i shërbimeve të mbrojtjes dhe mbledhja e të dhënave për dhunën.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se tërheqja e Turqisë nga Konventa e Stambollit është “thellësisht zhgënjyese” dhe një hap prapa në përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

I njohur zyrtarisht si Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, traktati thotë se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe i detyron autoritetet shtetërore të ndërmarrin hapa për të parandaluar dhunën me bazë gjinore, për të mbrojtur viktimat dhe për të ndjekur penalisht kryesit.

Presidenca turke ka lëshuar një deklaratë në muajin mars, duke thënë se Konventa e Stambollit është “rrëmbyer” nga ata që “përpiqen ta normalizojnë homoseksualitetin, i cili është i papajtueshëm me vlerat shoqërore dhe familjare të Turqisë”.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se vendimi i Turqisë për t’u tërhequr nga Konventa është “i turpshëm”.

Vendimi shkaktoi protesta të enjten në disa qytete të Turqisë./REL

Tags: konventa e stmabollitRexhep Tajip ErdoganTurqia

TË LIDHURA

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve
Bota

Putin për takimin me Trump: Ukraina dhe armët bërthamore në qendër të bisedimeve

15:51 | 14/08/2025
Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike
Bota

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

15:40 | 14/08/2025
Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur
Bota

Rrëzohet balona me ajër të nxehtë në Holandë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

15:06 | 14/08/2025
Next Post

Shqiptarët, me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim më 2021

Titujt kryesorë të lajmeve të rajonit në 24 orët e fundit

Titujt kryesorë të lajmeve të rajonit në 24 orët e fundit

Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

Ngjarjet kryesore në botë në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar
Aktualitet

Konflikt me thika mes dy adoleshentëve në një lokal, humb jetën në spital një 14-vjeçar

by mirseda
18:57 | 14/08/2025
0

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me...

Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

Humb kontrollin e makinës në aksin Maliq-Moglicë, shoferi dhe pasagjerja në spital

18:28 | 14/08/2025
Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

Shuma që përfituan PSG dhe Tottenham nga finalja e Superkupës së UEFA-s

18:14 | 14/08/2025
U arrestua pas vr*sjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

U arrestua pas vr*sjes së Lulzim Vishës, lirohet Eduart Lami

16:41 | 14/08/2025
Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagjeri

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat/ Automjeti përplaset me furgonin, përfundon në spital pasagjeri

16:39 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com