Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fushata e munguar kundër bullizmit rrugor

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Rreziku i kritikës nihiliste: Përgjigje për Andi Bushatin

Nga: Blendi Kajsiu

Shuarja tragjike e familjes Gushi ka ndezur një diskutim publik sa të rëndësishëm aq edhe të shëndetshëm mbi një nga problemet e mëdha të shoqërisë sonë, aksidentet rrugore. Shqipëria ka mesataren e vdekjeve në aksidentet rrugore katër herë më të lartë se ajo e BE-së. Kjo do të thotë se vetëm në vitin 2019, sipas INSTAT, 519 shqiptarë vdiqën në aksidente rrugore. Është një shifër lufte, sidomos po të llogarisim edhe të plagosurit rëndë dhe lehtë nga këto aksidente. Është një kosto e lartë jo vetëm njerëzore, por edhe ekonomike për një shoqëri të varfër si e jona.

E megjithatë ky problem kaq i thellë rrallë merr më shumë vëmendje se Ilir Meta në mediat tona që artikulojnë gjithnjë e më tepër një Shqipëri ngushtësisht politike larg asaj sociale dhe reale. Vetëm në momente të rralla dhe tragjike si vrasja e familjes Gushi interesi i shoqërisë dhe i medias njehsohen për t’u përballur me probleme që u marrin jetën mijëra shqiptarëve.

Në rastin konkret janë hedhur shumë ide pozitive mbi uljen e aksidenteve rrugore, që nga ashpërsimi i Kodit Rrugor, shtimi i Policisë në rrugë, deri te përmirësimi i teknologjisë monitoruese. Ndonëse të rëndësishme shumica e zgjidhjet të ofruara fokusohen thjesht te njëra anë e problemit, represioni dhe injorojnë pothuajse tërësisht edukimin apo ndërgjegjësimin qytetar.

Ndonëse përmirësimi i funksionit të Policisë është një aspekt i rëndësishëm për uljen e aksidenteve rrugore ai është i pamjaftueshëm për sa kohë shoqëria jonë jo vetëm nuk i dënon, por as i emërton dot shumë fenomene të rrezikshme që janë praktika të rëndomta në rrugët tona.

Një nga këto praktika, është ajo që do ta quaj “bullizmi rrugor”. Bëhet fjalë për tendencën e makinave të shpejta dhe shpesh të shtrenjta, që në autostradë afrohen tepër afër, duke kërcënuar me përplasje, makinës pararendëse për t’i hapur korsinë. Përveç afërsisë gjatë natës përdoren edhe dritat e gjata që ushtrojnë presion dhe e qorrojnë shoferin e makinës pararendëse duke e detyruar të hapë korsinë.

Është një praktikë sa e rrezikshme, aq edhe e rëndomtë që e kam hasur shpesh në autostradën Tiranë-Durrës. Është bullizëm, pasi ky i fundit është fenomeni i ushtrimit të presionit dhe dhunës psikologjike dhe fizike mbi tjetrin. Dhe është rrugor, sepse ndodh në rrugë. Është ky fenomen që duket se i ka marrë jetën edhe familjes Gushi.

Shkak i këtij fenomeni nuk është thjesht mungesa e Policisë, por edhe kultura jonë e ngarjes së makinës. Është një kulturë darviniane ku dominon maskilizmi, arroganca dhe “i forti” që e detyron të “dobëtin” t’i hapë rrugë. Është kultura e shpërfilljes së jetës së tjetrit, e reduktimit të vlerës së saj te vlera e makinës që nget.

Ndaj për të eliminuar këtë fenomen duhet një fushatë jo vetëm policore, por edhe e ndërgjegjësimit qytetar kundër bullizmit rrugor. Hapi i parë në këtë drejtim është emërtimi i fenomenit. Hapi i dytë është denoncimi i tij jo vetëm në terma ligjorë, por edhe qytetarë.

Jam i vetëdijshëm që çdo propozim për ndërgjegjësim apo edukim qytetar te ne pritet me skepticizëm. Dështimi i edukimit dhe krijimit të “njeriut të ri” në komunizëm ka krijuar një dyshim të kuptueshëm te çdo iniciativë e shtetit për të edukuar qytetarin.

Ama, edukimi i qytetarit është një nga aspektet më të rëndësishme të aktivitetit shtetëror edhe në vendet më demokratike. Problemet që ne vuajmë sot me aksidentet rrugore, me ngarjen e makinës nën efektin e alkoolit, me mungesën e rripit të sigurimit, janë të njëjtat me të cilat shoqëritë e zhvilluara janë përballur dekada më parë. Një nga mekanizmat kryesore të përdorua prej tyre për të tejkaluar këto probleme kanë qenë fushatat ndërgjegjësuese.

Kështu, p.sh., koncepti i “designated driver”, i shoferit që nuk pi alkool në një festë për të çuar të tjerët nëpër shtëpi, lindi në vitet 1920 në vendet skandinave dhe u përhap më pas në SHBA dhe Europë nëpërmjet një sërë fushatash ndërgjegjësimi. Me shumë gjasa ky koncept ka shpëtuar shumë më tepër jetë se ashpërsimet e Kodit Rrugor.

E megjithatë, për çdo problem në Shqipëri zgjidhja e parë që ofrohet është dajaku. Edhe gjatë pandemisë së Covid, Kryeministri Rama shkoi deri te përdorimi i tankeve për respektimin e karantinës, ndërkohë që qeveria e tij bëri shumë pak fushatë ndërgjegjësimi qytetar për ruajtjen e distancës dhe vendosjen e maskave. Konsensusi, të paktën në nivel elite, duket se është se “shqiptarët janë popull i pagdhendur që nuk marrin vesh përveçse me dru”.

Problemi është se asnjë popull nuk është gdhendur vetëm me dru, sepse druri nuk e gdhend drurin. Druri ofron zgjidhje afatshkurtra për probleme afatgjata. Ndaj duhen edhe fushata ndërgjegjësimi qytetar qoftë kundër bullizmit rrugor, qoftë kundër ngarjes së makinës nën efektin e alkoolit. Në këtë aspekt mund të mësojmë shumë nga fushatat e ndërgjegjësimit të bëra si në Europë, edhe në SHBA./panorama

Tags: Blendi Kajsiubullizmi rrugoropinion

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post

Vuçiç për ambasadën në Izrael: Interesat e Serbisë kanë ndryshuar

Britania në kaos nga Covid-19, rriten me 70% rastet në 1 javë

E kërkon kombëtarja e Holandës? Ja si përgjigjet Joachim Low







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në
Bota

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

by mirseda
22:21 | 04/02/2026
0

Parlamenti Evropian është gati të rifillojë punën për zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA pas uljes të...

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

Disa tërmete në juglindje, më i forti 4.1 ballë – situata nën monitorim

21:16 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com