Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Transport/ Hyn në fuqi ligji i ri për sigurimet e detyrueshme

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Transport/ Hyn në fuqi ligji i ri për sigurimet e detyrueshme

Ditën e sotme, (e enjte, 1 korrik) ka hyrë në fuqi ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin mars të këtij viti.

Ligji do të sjellë disa risi të rëndësishme në lidhje me produktin më të rëndësishëm të sigurimeve në Shqipëri, atë të sigurimit të përgjegjësive motorrike ndaj palëve të treta.

Ligji i ri parashikon për herë të parë mundësinë e aplikimit të sistemit bonus-malus në për këtë sigurim. Ky sistem nënkupton “shpërblimin” e drejtuesve të mjeteve pa historik dëmesh me prime sigurimi më të ulëta dhe penalizimin e drejtuesve që kanë shkaktuar dëme në të shkuarën me prime më të larta. Sistemi gjithashtu mund të përmbajë edhe elementë të tjerë rreziku për diferencimin e primeve, të përcaktuara nga vetë kompanitë. Megjithatë, sistemi bonus-malus nuk do të jetë i detyrueshëm dhe aplikimi i tij në projektligj parashikohet si e drejtë e kompanive të sigurimit. Nga pikëpamja ligjore, nuk kanë ekzistuar pengesa që sistemi bonus-malus të përdorej edhe më parë, madje në vitin 2019 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare përgatiti një udhëzim të posaçëm për këtë qëllim. Asnjë kompani sigurimesh nuk e ka parë me interes deri më sot ta aplikojë sistemin bonus-malus. Sidoqoftë, tashmë koncepti i bonus-malus do të përfshihet shprehimisht edhe në ligjin bazë që rregullon këtë produkt.

Risi tjetër e rëndësishme e ligjit të ri është edhe rritja e limitit të përgjegjësive për çdo ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar në aksident. Sipas ligjit të ri, prej 1 korrikut 2021 kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në aksident do të rritet në 22 milionë lekë, nga 20 milionë lekë që është aktualisht. Në periudhën 2022-2026 ky limit do të rritet më tej me dy milionë lekë çdo vit, duke arritur në nivelin final prej 30 milionë lekësh në vitin 2025.

Të njëjtën shtrirje do të ketë edhe rritja e kufijve të përgjegjësive për çdo ngjarje sigurimi. Sipas ligjit të ri, kufiri minimal i përgjegjësisë për çdo mjet nga 1 korriku do të jetë 55 milionë lekë, ndërsa në rastin e autobusëve ky kufi do të jetë 150 milionë lekë. Gjatë katër viteve të ardhshme, kufiri do të rritet gjithsej me 16 milionë lekë (4 milionë lekë çdo vit).

Ligji parashikon që afati për trajtimin e dëmeve ndaj personave nga kompania e sigurimit do të jetë 90 ditë, ndërsa afati i dëmtimeve në pronë do të jetë 30 ditë. Megjithatë, për dëmet në vlerë të vogël, deri në 100 mijë lekë është përcaktuar një afat më i shkurtër prej 14 ditësh. Më tej, shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit brenda 14 ditëve pas përfundimit të afatit të trajtimit të dëmit dhe nënshkrimit të deklaratës së pranimit të dëmshpërblimit. Në rast të mosrespektimit të afatit të përcaktuar në këtë nen, palës së dëmtuar i lind e drejta e përfitimit të interesit të pagueshëm për çdo ditë vonesë në shlyerjen e dëmshpërblimit nga shoqëria e sigurimit.

Ligji rregullon edhe nivelin e përftimit që mund të shkojë për mbrojtësit ligjorë të të dëmtuarve në një ngjarje sigurimi. Kompanitë kanë akuzuar shpesh avokatët se shfrytëzojnë çështje të dëmeve në sigurime për të nxjerrë përfitime të mëdha dhe abuzive, në kurriz të siguruesve dhe vetë të dëmtuarve. Projektligji vendos një kufi lidhur me shumën që mund të përfitojnë mbrojtësit ligjorë dhe që nuk mund të jetë më shumë se 5% e vlerës së dëmshpërblimit të përfituar. Gjithashtu, saktësohet se shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit në llogarinë bankare personale të të dëmtuarit ose të përfituesit. /Monitor

Tags: ligjitransport

TË LIDHURA

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua
Aktualitet

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

20:30 | 04/09/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi
Politikë

Charles McGonigal i fshehu FBI-së takimet e tij me Edi Ramën dhe udhëtimin në Kosovë

19:58 | 04/09/2025
Zhupa: Kodi i ri Penal, po mbrohen nenet që cenojnë lirinë e medias
Aktualitet

Zhupa: Kodi i ri Penal, po mbrohen nenet që cenojnë lirinë e medias

19:34 | 04/09/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Zhvillimet në rajon në 24 orët e fundit

Zhvillimet në rajon në 24 orët e fundit

Ndryshon ora policore, sot hyjnë në fuqi masat e reja

Ndryshon ora policore, sot hyjnë në fuqi masat e reja

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën
Bota

Vdekja e Giorgio Armanit, Meloni: Simbol i më të mirës në Itali, frymëzoi të gjithë botën

by mirseda
20:37 | 04/09/2025
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka përkujtuar sot legjendën e modës, Giorgio Armani, pas lajmit për ndarjen...

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

Në Angli u zbuluan ferma kanabisi dhe kokainë; një shqiptar u arrestua

20:30 | 04/09/2025
Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Gjibraltarit, vendos goli i Asanit

20:19 | 04/09/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Charles McGonigal i fshehu FBI-së takimet e tij me Edi Ramën dhe udhëtimin në Kosovë

19:58 | 04/09/2025
Zhupa: Kodi i ri Penal, po mbrohen nenet që cenojnë lirinë e medias

Zhupa: Kodi i ri Penal, po mbrohen nenet që cenojnë lirinë e medias

19:34 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com