Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Depozitat e reja në euro, në nivelin më të lartë në pesë vjet

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Shqiptarët konsumuan 252 mln euro më pak në 9-mujorin 2020

Depozitat e reja në euro në sektorin bankar janë në nivelin më të lartë të të paktën gjashtë viteve të fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill të këtij viti vlera e depozitave të reja në valutën europiane arriti në 2.94 miliardë euro, në rritje me pothuajse 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas mënyrës së raportimit statistikor të bankës qendrore, kjo shumë përfshin edhe depozitat e rinovuara dhe nuk konsiston e gjitha në prurje të reja. Megjithatë, tendenca krahasuar me vitet e mëparshme dëshmon qartë një rritje të prurjes së depozitave të reja në euro brenda sektorit bankar për këtë vit. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat totale në valutë në fund të muajit prill arritën në shumën e barazvlefshme të 605 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 8%.

Në fund të muajit prill, depozitat në valutë përbëjnë 53.6% e totalit të depozitave bankare dhe mes tyre euro vazhdon të ngelet monedha e preferuar e shqiptarëve për të mbajtur kursimet. Ndryshe nga sa po ndodh kredinë, ku leku po fiton terren me ritme të shpejta, euro ngelet dominuese në depozita dhe me sa duket perceptohet si një valutë më e besueshme nga publiku i gjerë. Kjo mund të lidhet me euroizimin e konsiderueshëm të ekonomisë shqiptare dhe faktit që asetet me vlerë të madhe, kryesisht pasuritë e paluajtshme, kuotohen në euro.

Në pjesën dërrmuese, eurot në sektorin bankar futen në llogari rrjedhëse. Duke qenë se normat e interesit janë shumë të ulëta, pjesa më e madhe e klientëve të sektorit bankar nuk e shohin me interes investimin e tyre në depozita me afat. Sipas Bankës së Shqipërisë, norma e interesit për depozitën më të përdorur me afat, atë 12 mujore, për muajin prill ishte vetëm 0.13%. Një tregues tjetër i tërthortë i ofertës në rritje të euros duket të jetë edhe ecuria e kursit të këmbimit. Në gjysmën e parë të këtij viti, euro ka shfaqur një tendencë nënçmimi në kursin e këmbimit me lekun, që agjentët valutorë e shpjegojnë kryesisht me ofertën e lartë të euros në treg. Burimi i prurjeve të valutës jo gjithmonë mund të shpjegohet plotësisht me flukset formale.

Për tremujorin e parë të këtij viti, deficiti i llogarisë korrente u thellua në 309 milionë euro, në rritje me rreth 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Zgjerimi me rreth 70 milionë euro i deficitit korrent megjithatë u kompensua nga një ecuri e qëndrueshme e investimeve të huaja direkte dhe sidomos nga rritja e flukseve në llogarinë kapitale. Këto flukse konsistojnë kryesisht me tranferta kapitale në valutë të huaj ku përfituese është qeveria shqiptare./Monitor

Tags: Depozitaekonomieuro

TË LIDHURA

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2
Aktualitet

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

09:14 | 19/01/2026
Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj
Aktualitet

Harta e re e çmimeve për shtëpitë, fshati barazohet me qytetin – edhe taksat njësoj

08:56 | 16/01/2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!
Aktualitet

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

10:36 | 12/01/2026
Next Post
Investimet në bujqësi/ Rama: Jemi të parët në rajon, kemi kaluar edhe Serbinë

Investimet në bujqësi/ Rama: Jemi të parët në rajon, kemi kaluar edhe Serbinë

Mutacioni Delta/ Një person infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81

Mutacioni Delta/ Një person infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81

Shembja e ndërtesës në Florida, shkon në 16 numri i viktimave







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Pësoi hemorragji celebrale, drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani shtrohet në QSUT
Aktualitet

Pësoi hemorragji celebrale, drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani shtrohet në QSUT

by mirseda
09:49 | 19/01/2026
0

Drejtori i komanduar i IEVP Durrës Edmond Llabani ka pësuar hemoragji cerebrale. Mësohet se Llabani ndodhet në...

Tragjedia me 24 të vdekur në Spanjë, reagon kryeministri Rama

Tragjedia me 24 të vdekur në Spanjë, reagon kryeministri Rama

09:47 | 19/01/2026
Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

Çmimet e referencave për çdo zonë/ Kryeson Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj me 190 mijë lekë/m2

09:14 | 19/01/2026
SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

SHBA-të mund të ofrojnë azil për hebrenjtë britanikë, sipas administratës Trump

09:12 | 19/01/2026
Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

Sot seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”

09:11 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com