Një shtetas rreth 60-vjeç është mbytur në Durrës. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe identiteti i viktimës është ende i paqartë. Burimet paraprake të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh.
“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur”.