Përfundon pjesa e parë e supersfidës së zhvilluar në “Wembley”. Anglia dhe Gjermania kanë dhuruar spektakël, ku ka munguar vetëm goli.
Anglia pati rastin e artë për të kaluar në avantazh, në minutën e 16. Manuel Neuer bëri heroin, duke devijuar një predhë të Stërling, që i shkoi shumë pranë golit.
Në minutën e 27, “3 Luanët” patën sërish shansin me anë Meguajër, që çuditërisht, nga shumë pranë portës, e dërgoi topin jashtë katërkëndëshit të Nojerit.
4 minuta më vonë, një tjetër shkëndijë në “Wembley”, kësaj here ishin gjermanët, por as Verner dhe as Gosens nuk arritën të përfitonin.
Në minutën e 32, Gjermania i shkoi pranë golit me Timo Werner, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal nga Jordan Pickford, që evitoi një gol të sigurt.