Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

KLSH: 882 milionë dollarë dëm vjet!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
KLSH: 882 milionë dollarë dëm vjet!

Nga: Eduard Zaloshnja

Në raportin që Arben She hu, kryetari i KLSH-së, i paraqiti Kuvendit të Shqipërisë (ky i fundit e emëroi vjet me votat e PS-së), dy shifra janë alarmuese: 22 milionë dollarë dëm i drejtpërdrejtë financiar dhe 860 milionë dollarë dëm i tërthortë ekonomik gjatë vitit të shkuar – në total, 882 milionë dollarë!!! Kjo shifër është disi më e ulët se shifrat që raportonte më parë ish-kryetari Bujar Leskaj (që ishte emëruar nga Kuvendi me votat e PD-së dhe LSI-së). Sidoqoftë, është një shifër alarmante për nga magnituda, si dhe për faktin se raportohet nga një i emëruar me votat e partisë në pushtet.

22 milionë dollarët e dëmit të drejtpërdrejtë financiar janë shkaktuar nga shkelje e abuzime në vjeljen e të ardhurave dhe kryerjen e shpenzimeve buxhetore. Ndërsa 745 milionë dollarë dëm ekonomik janë shkaktuar nga shpenzime të kryera pa efektivitet ose/ dhe pa ligjshmërinë e pa kontrollin e duhur në fushën e prokurimeve dhe investimeve publike. Rreth 11.5 milionë dollarë ka qenë dëmi i tërthortë ekonomik në fushën e të ardhurave buxhetore.

Për ta kuptuar magnitudën e dëmit ekonomik e financiar që ka konstatuar KLSH-ja vjet, mjafton të përmendim se 882 milionë dollarë janë sa 1/5 e të ardhurave buxhetore të 2020-ës. Ose mjafton të përmendet që me 882 milionë dollarë mund të ndërtohen 700 shkolla të reja nga themeli. Ose mjafton të përmendet se mund të plotësohet me 4 korsi të pandërprera një autostradë Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë.

Dhe ky dëm, me këtë magnitudë, ka qenë i përvitshëm…

Për ata që nuk paguajnë drejtpërdrejt tatime mbi të ardhurat/fitimet apo taksa të tjera të drejtpërdrejta, duket se dëmi që evidenton KLSH-ja çdo vit është një shifër abstrakte, që nuk ka lidhje me kuletën e tyre personale. Por, në fakt, ai ka shumë!

Rreth 1/6 e çmimit të çdo malli apo shërbimi përbëhet nga TVSH-ja (Tatimi i Vlerës së Shtuar). Ata që shesin mallra apo shërbime, TVSH-në që ua marrin qytetarëve (kur këta paguajnë për mallrat/shërbimet), e derdhin në Thesarin e Shtetit. Dhe të ardhurat nga TVSH-ja përbëjnë rreth 2/3 e të ardhurave buxhetore. Me pak fjalë, pensionistë e të papunë, nxënës e studentë, fshatarë e qytetarë, të pasur e të varfër, kontribuojnë për të mbushur 2/3 e arkës së shtetit, sa herë që paguajnë për një mall apo shërbim. Dhe njerëzit që mbahen me rrogat nga arka e shtetit u sjellin atyre një dëm ekonomik-financiar vjetor sa 1/5 e të ardhurave buxhetore…

Fatkeqësisht, deri më sot shumë pak përgjegjës të këtij dëmi të përvitshëm janë ndëshkuar politikisht, administrativisht, e aq më pak penalisht…

Tags: Eduard Zaloshnjaklsh

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post

100 vjetori i Partisë Komuniste Kineze: Ja sekretet e jetëgjatësisë së saj

‘Blindohet’ autostrada Fier-Vlorë, çfarë po ndodh prej mëngjesit

Mjeku Tritan Kalo: Ja si duhet të ruheni nga infeksionet virale në verë

Mjeku Tritan Kalo: Ja si duhet të ruheni nga infeksionet virale në verë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com