Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Si lulëzon tregu me porosi i punimeve të diplomës

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Si lulëzon tregu me porosi i punimeve të diplomës

Temat e diplomave për cikle të caktuara studimesh Bachelor ose Master, vazhdojnë të jepen dhe të merren në mënyrë abuzive dhe të paligjshme.

Sot nëpër rrjetet sociale lulëzojnë faqe që ofrojnë punime diplome, ku një i ri porosit një temë diplome duke paguar shuma të ndryshme që variojnë nga 10 mijë lekë deri në 350 euro. Më tej pajisesh me punimin e kërkuar për dy-tre javë.

Gazetari i “Stop” e konkretizoi vetë se si shkohet, pa asnjë shqetësim, për të porositur një temë diplome.

Ai hyri në një faqe në Instagram dhe bëri një porosi për temë diplome. Mjaftoi vetëm një kërkim i thjeshtë “punim diplome” dhe menjëherë vërshuan një pafundësi faqesh me emërtime si tema diplome, detyra kursi dhe me radhë.

Gazetari përzgjodhi një faqe ku promovohej puna dhe shërbimi i kësaj faqeje në Instagram. Aty kishte punime të përfunduara edhe për Universitetin e Tiranës.

Po të shohësh edhe faqet e tjera që ofrojnë këtë shërbim kanë pak a shumë të njëjtën metodologji dhe procedurë pune.

Pasi i hodhi një sy të përgjithshëm, gazetari i “Stop” komunikoi me një faqe të caktuar. Personi që u përgjigj mori përsipër temën “Motivet e folklorit shqiptar” për në Universitetin e Vlorës.

Punuesja e temës: Përshëndetje! Si jeni?

Bashkëpunëtori i Stop-it: Folëm bashkë në Instagram për një temë diplome.

Punuesja e temës: Po!

Bashkëpunëtori i Stop-it: Unë e  kam tek Universiteti i Vlorës. E kam për letërsi shqipe.

Punuesja e temës: Çfarë teme keni zgjedhur?

Bashkëpunëtori i Stop-it: “Motivet e folklorit shqiptar”.

Punuesja e temës: Ok!

Bashkëpunëtori i Stop-it: Të të pyes një herë, se nuk e kam idenë. Si janë kushtet? Sa lekë duhet të paguaj? Si funksionon? Si mund të lidhemi?

Punuesja e temës: Çdo kapitull do ju dërgohet me e-mail. Çdo gjë bëhet “online”. Pagesa bëhet në bankë. Tema ju dërgohet me e-mail. Ju dërgohet  nga kapitulli i parë, deri te kapitulli i katërt. Katër kapituj ka gjithsej, tema. Temat Bachelor, deri në 35 faqe punohen. Për plagjiaturën kontrollojmë me program.

Bashkëpunëtori i Stop-it: Kjo është pjesa më ashtu…, e plagjiaturës, se nuk i dihet, se çfarë pozicioni marrim.

Punuesja e temës: Ka dy vjet, që ka dalë programi. Po të njëjtin program, që përdor zysha, të njëjtin përdorim edhe ne. Vetëm të jemi qorra, që të përdorim plagjiaturë. Kontrollohet, perifrazohet çdo pjesë.

Bashkëpunëtori i Stop-it: Do ma dërgosh me e-mail?

Punuesja e temës: Po, me e-mail. Në fund fare të ngelet, që ta printosh në kancelari, dy mijë lekë, tre mijë lekë.

Bashkëpunëtori i Stop-it: Për sa mund të ma bësh?

Punuesja e temës: Minimumi tre javë do, që të dalë punim i mirë. Se unë ta bëj edhe dy javë, por nuk të del maksimalja. Në fund fare bën edhe një përmbledhje, që ta mësosh edhe më kollaj. Normalisht, se nuk e ke bërë vetë dhe nuk e ke aq të thjeshtë, sesa kur e ke bërë vetë, që ta mësosh. Kam bërë të Tiranës, të Elbasanit, të Gjirokastrës, të Korçës, nga “Fan Noli”, plot./tvklan.al

Tags: "STOP"dilpomatema

TË LIDHURA

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën
Aktualitet

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

12:52 | 22/01/2026
Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave
Aktualitet

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Komisioni i Jashtëm miraton me 13 vota pro projektligjin për Bordin e Paqes. Marrëveshja shkon
Aktualitet

Komisioni i Jashtëm miraton me 13 vota pro projektligjin për Bordin e Paqes. Marrëveshja shkon

12:18 | 22/01/2026
Next Post
Lame: Brenda vitit, përfundon regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut

Lame: Brenda vitit, përfundon regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut

“30 Qershori”, Kushtetuesja ja “pason” Venecias për opinion

Hungaria shtang Gjermaninë në Mynih, panzerat përkohësisht jashtë ''Euro 2020''







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën
Aktualitet

Përdorim i gjuhës jo parlamentare, Peleshi i tërheq vëmendjen Gazment Bardhit, masë edhe për Palokën

by mirseda
12:52 | 22/01/2026
0

Kreu i kuvendit Niko Peleshii ka tërhequr vëmendjen kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi. “Ju tërheq vëmendjen...

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

Presidenca: Kushtetuta ndalon pezullimin e anëtarit të Këshillit të Ministrave

12:45 | 22/01/2026
Komisioni i Jashtëm miraton me 13 vota pro projektligjin për Bordin e Paqes. Marrëveshja shkon

Komisioni i Jashtëm miraton me 13 vota pro projektligjin për Bordin e Paqes. Marrëveshja shkon

12:18 | 22/01/2026
Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes

Presidenti Begaj autorizon Kryeministrin Edi Rama për nënshkrimin në Bordin e Paqes

12:03 | 22/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com