Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëfshatarin, kapet 30-vjeçari i rrezikshëm

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Tentoi të vriste bashkëfshatarin, kapet 30-vjeçari i rrezikshëm

Një tjetër vrasje është parandaluar në Maliq, ndërsa në pranga ka rënë një 30-vjeçar. Sherri për motive të dobëta, gati sa nuk ka përfunduar me vrasje. Por çfarë ka ndodhur?30-vjeçari Juxhin Qesaraka, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person, pas një konflikti që ka pasur me të mbrëmjen e djeshme. Ngjarja, fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur rreth orës 22:30, në fshatin Pendavinj në Maliq. Policia sqaron se Juxhin Qesaraka, person me precedent penal, ka qëlluar me armë zjarri kundër shtetasit me inicialet B. D., 29 vjeç.

Pas një aksioni nga policia e Korçës dhe forcave “Shqiponja” është arritur që të arrestohet 30-vjeçari. Ndërkohë atij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale krehra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e policisë 30-vjeçari. Sekuestrohen krëhëra automatiku dhe pushke, si dhe municion luftarak.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pendavinj, Maliq, shtetasi J. Q., 30 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin B. D., 29 vjeç (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në fshatin Pendavinj, kishte qëlluar me armë zjarri tip automatik në drejtim të tij, pa i shkaktuar lëndime, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e mëtejshme dhe kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit J. Q., u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tags: Juxhin Qesarakamaliqpolicia

TË LIDHURA

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015
Politikë

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit
Aktualitet

Vrasja në Nikël: Zbulohet lidhja mes viktimës dhe autorit, përplasje disa ditë para krimit

20:48 | 10/04/2026
FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri
Aktualitet

FOTO/ Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u vra me armë zjarri

20:43 | 10/04/2026
Next Post

Faqet e internetit të medias shtetëtore iraniane bllokohen nga SHBA

Kamufloi vras*en për 47 ditë/ 32-vjeçari: Shkatërrova veten dhe familjen time

Kamufloi vras*en për 47 ditë/ 32-vjeçari: Shkatërrova veten dhe familjen time

Euro 2020/ Grupi E, 18:00, Spanja kërkon vetëm fitoren, Suedia ka kaluar

Euro 2020/ Grupi E, 18:00, Spanja kërkon vetëm fitoren, Suedia ka kaluar







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com