Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Faqet e internetit të medias shtetëtore iraniane bllokohen nga SHBA

4 vjet ago
in Bota

Disa faqe interneti të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve shfaqën mesazhe të martën në të cilat thuhej se ato ishin “bllokuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Media iraniane konfirmoi të martën se një numër faqesh në internet të lidhura me agjencinë shtetërore të lajmeve duket se janë “bllokuar” nga qeveria amerikane pa ndonjë arsyetim ose shpjegim të qartë.

Një zyrtar i FBI-së konfirmoi për Zërin e Amerikës bllokimin e faqeve iraniane të internetit, por nuk pranoi të jepte më shumë hollësi për këtë veprim. Zyrtari që foli me kushtin që emri i tij të mos zbulohej, tha se Departamenti i Drejtësisë do të jepte më shumë hollësi për këtë të mërkuren.

Departamenti i Shtetit nuk u përgjigj menjëherë kur u pyet nga Zëri i Amerikës për të komentuar në lidhje me incidentin. Megjithatë, agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të paidentifikuar të Shteteve të Bashkuara të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara kishin bllokuar afër 30 faqe interneti, shumica e të cilave janë të lidhura me përpjekjet e dezinformimit.

Në mesin e faqeve të internetit që u mbyllën papritmas ishin edhe ato të kanalit televiziv shtetëror në gjuhën angleze Press TV, kanalit arab Al-Alam dhe kanalit të lajmeve satelitore Al-Masirah të rebelëve huthi në Jemen.

Në mesazhet që shfaqeshin në faqet e bllokuara thuhej se ato ishin “bllokuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në përputhje me një urdhër konfiskimi”, së bashku me stemat e FBI-së dhe Byrosë së Industrisë dhe Sigurisë të Departamentit të Tregtisë.

Al-Masirah lëshoi një deklaratë duke e pranuar sekuestrimin e faqes së saj, në të cilën thuhej se ajo do të vazhdonte misionin e saj “për t’u përballur me aktet amerikane dhe izraelite të piraterisë kundër vendit tonë”.

Agjencia e lajmeve Rueters tha se Al-Masirah filloi të operonte menjëherë në një adresë tjetër interneti. Edhe Press TV, përmes një postimi në Twitter, tha se ka krijuar një faqe të re interneti.

Agjencia shtetërore e lajmeve Press TV jep lajme ndërkombëtare që filtrohen përmes lenteve të udhëheqësve të Iranit, duke kritikuar zakonisht politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe atë të Britanisë.

Kjo lëvizje vjen disa ditë pasi Ebrahim Raisin, një kritik i njohur i perëndimit, fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran.

Prokurorët amerikanë konfiskuan 92 adresa interneti tetorin e kaluar, që sipas tyre, ishin “përdorur në mënyrë të paligjshme nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit” për të përhapur dezinformata./VOA

Tags: iranSHBAtwitter

TË LIDHURA

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë
Bota

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

22:52 | 30/06/2025
Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’
Bota

Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

22:49 | 30/06/2025
92-vjeçar britanik dënohet pas 58 vitesh për krim të 1967
Bota

92-vjeçar britanik dënohet pas 58 vitesh për krim të 1967

20:19 | 30/06/2025
Next Post
Kamufloi vras*en për 47 ditë/ 32-vjeçari: Shkatërrova veten dhe familjen time

Kamufloi vras*en për 47 ditë/ 32-vjeçari: Shkatërrova veten dhe familjen time

Euro 2020/ Grupi E, 18:00, Spanja kërkon vetëm fitoren, Suedia ka kaluar

Euro 2020/ Grupi E, 18:00, Spanja kërkon vetëm fitoren, Suedia ka kaluar

“Boll me shtirje”/Yuri Kim: Çoni përpara Reformën në Drejtësi!

“Boll me shtirje”/Yuri Kim: Çoni përpara Reformën në Drejtësi!

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kosovo

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere

by mirseda
22:59 | 30/06/2025
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së radhës konstituive. Krasniqi tha se...

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

22:52 | 30/06/2025
Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

22:49 | 30/06/2025
Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com