Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Vrasësi i Caroline, në zonën “VIP” të burgut të famshëm. Ç’ndodhi natën e parë

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Vrasësi i Caroline, në zonën “VIP” të burgut të famshëm. Ç’ndodhi natën e parë

Piloti grek Babis Anagnostopulos, i cili vrau bashkëshorten e tij, nënën e një vajze 11 muajshe, do të mbahet në burgun e Koridhalosit, deri sa Gjykata të japë dënimin ndaj tij për vrasjen e Caroline Crouch. “Protothema” shkruan se plani ndryshoi, pasi fillimisht ishte menduar se 32-vjeçari do të mbahej i burgosur në burgun e grave. Ai është dërguar në burgun e Koridhalosit, më konkretisht në “lagjen” e gjashtë të burgut, ku po mbahen të prangosur dy oficerë të korruptuar të policisë. Me të në një oborr do të jenë edhe Vlastos dhe Nikos Maziotis. Ky i fundit është dënuar për sulme terroriste, ndërsa Panagiotis Vlastos duhet të kryejë 20 vite burg pasi akuzohet si kreu i një bande kriminale që operonte në Athinë.

Vetëm pak ditë më parë, një gazetar grek publikoi një reportazh të zhvilluar brenda burgut, i cili konsiderohet si vendi ku shqiptarët “bëjnë ligjin”. Aty kanë ndodhur vrasje të shqiptarëve, mes tyre Bandiol Tusha dhe Albert Bako.

1- Sipas mediave greke, Bardhyl Tusha ka qenë pjesë e “mafies së burgjeve”. Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Koridhalos në Greqi më 27 janar 2019. Për autoritetet greke, çështja e Bardhyl Tushës konsiderohet vrasje dhe jo vdekje e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike.

2- Albert Bako u vra më 14-janar të 2019 në burgun grek të Koridhalos. Në atë periudhë, Ministria greke e Drejtësisë njoftoi se vrasja ndodhi në godinën e burgut, dhe ishte e planifikuar. Autoritetet greke sqaruan se Bako u vra nga të burgosur shqiptarë.

Si e kaloi natën e parë në qeli vrasësi i Caroline

Vrasësi i Caroline e kaloi natën e tij të parë në burg i qetë. Mediat fqinje raportojnë se 32-vjeçari hyri në qelinë e tij rreth orës 21:30, dhe nuk kërkoi asgjë.

Sot, në orën 11:00 të mëngjesit, ai do të ketë një takim me drejtoreshën e burgut, në mënyrë që ajo të formojë një imazh të parë të burgosurit të ri. Piloti 32-vjeçar po mbahet në një zonë të veçantë, në të cilën ndodhen edhe të burgosurit e tjerë, të njohur për opinionin publik grek, pasi autoritetet kanë shprehur frikën për sigurinë e tij fizike. Sipas informacionit, zona 6-të, ku po qëndron Babis që konsiderohet si “VIP”, përveçe e qetë është edhe e sigurisë më të lartë. Ai do të ndjekë programin e burgut dhe normalisht do të jetë në oborr me të gjithë të burgosurit e tjerë të zonës specifike ku ndodhet.

Babis ia hedh fajin karakterit të tij

Gjatë kërkesës së faljes, Babis Anagnostopulos është përpjekur që t’ia faturojë krimin e tij impulsivitetit dhe hakmarrjes, duke pretenduar se kishte humbur kontrollin. “Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit, dhe do të pasurojë dëshminë e tij lidhur me vrasjen”, thanë avokatët e tij.

Miku i Caroline zbulon detajet: Është marrë me arte marciale

Një mik i familjes së Caroline ka hedhur poshtë deklaratat e Babis, se ata patën grindje për foshnjën përpara se t’i merrte jetën. Duke folur për ‘TheNewspaper.gr’, ai ka thënë se nëse të dy do të ndesheshin fizikisht, Caroline do ta mundte dhe mund ta rrihte për vdekje, pasi e reja është marrë me arte marciale.

Ai ka rrëfyer më tej se e ndjera ishte një vajzë e gjatë, dhe në gjendje të shkëlqyer fizike. Sipas tij, Babis nuk ka treguar të vërtetën, dhe se familja kërkon të dijë se çfarë ndodhi konkretisht. “Fillimisht më lejoni t’ju them se Caroline është marrë me arte marciale. Ajo ishte një vajzë e gjatë në gjendje të shkëlqyer fizike. Do ta kishte goditur Babisin. Nuk ka asnjë mënyrë që ata të ndesheshin dhe Babis të fitonte. Ne jemi duke pritur për të zbuluar të vërtetën. Familja dhe ne nuk jemi të bindur nga e gjithë kjo. Ka shumë pyetje. Nuk do të çuditemi nëse do të ketë sërish përmbysje”, ka thënë miku i saj.

Nëna e Carolinës: S’do ta lejoj të më marrë mbesën

Familja e së ndjerës, do të kërkojë kujdestarinë e foshnjës së tyre. Kjo u njoftua nga një avokat i familjes, teksa tha se ambienti në familjen e Carolines është tërësisht i përshtatshëm për vitet e para të rritjes së një fëmije.

Avokati citoi edhe një deklaratë nga nëna e Carolines, e cila tha: “Ai më mori vajzën time, nëse unë e humbas mbesën time, do të ishte një goditje fatale”.

Ai theksoi se familjet kanë pasur një komunikim mes tyre, për kujdestarinë e vajzës dhe në rast se arrihet një dakordësi mes tyre, do ia prezantojnë prokurorit. Në të kundërt, do të kërkojnë kujdestarinë e plotë të foshnjës. /TIRANA TODAY

Tags: Babis AnagnostopulosCaroline CrouchGreqi

TË LIDHURA

Aksident fatal në gurore, ndërron jetë 38-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Aktualitet

Aksident fatal në gurore, ndërron jetë 38-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

15:20 | 09/07/2025
Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën
Aktualitet

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij
Aktualitet

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Next Post
“Është koha e antivlerave!”, Rezart Veleshnja “thumbon” moderatoren e njohur

“Është koha e antivlerave!”, Rezart Veleshnja "thumbon" moderatoren e njohur

1 i vdekur për “pse sheh?”/Sherri me shkopa bejsbolli, arrestohet 1 nga autorët

1 i vdekur për “pse sheh?”/Sherri me shkopa bejsbolli, arrestohet 1 nga autorët

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 23 qershor 2021

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 23 qershor 2021

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Aksident fatal në gurore, ndërron jetë 38-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Aktualitet

Aksident fatal në gurore, ndërron jetë 38-vjeçari, ja dyshimet e para rreth ngjarjes

by mirseda
15:20 | 09/07/2025
0

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi P. P., banues në fshatin Sanxhak, dyshohet se...

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

Pse Erion Veliaj duhet ta firmosë dorëheqjen

14:35 | 09/07/2025
Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

Shpallet në kërkim 55-vjeçari/ Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi të përdhunojë fqinjën

14:22 | 09/07/2025
59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

59-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

14:20 | 09/07/2025
Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

Berisha për Salianjin: E përballoi me dinjitet, çështja sapo ka nisur

13:46 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com