E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

1 i vdekur për “pse sheh?”/Sherri me shkopa bejsbolli, arrestohet 1 nga autorët

Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar, të shpallur në kërkim për vra*je. Anxhelo Boçi, në shtator të vitit të kaluar është përfshirë në një sherr me sende të forta dhe ka qëlluar me armë, ku si pasojë humbi jetën një person. Viktimë mbeti Armando Boboçi, 39 vjeç, si dhe u plagos djali i tij.

Policia, në njoftimin zyrtar thotë se Anxhelo Boçi dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Njoftimi

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Bie në prangat e policisë një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, me qëllim vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti të çastit me mjete të forta dhe më pas me armë zjarri mbetën të plagosur shtetasit E. Gj., 19 vjeç, H. T., 23 vjeç dhe shtetasi A. B. (Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Dosja e plotë/Si ndodhi sherri masiv në Durrës?

Zbardhet dosja e plotë e vrasjes me armë zjarri në Durrës, ku humbi jetën Armando Baboçi, alias Armando Gjini. Më 18 shtator në orën 17:30, Eraldi Gjini, djali i viktimës ka shkuar për t’u qethur në një berberhane ku ndodhej dhe Klodjan Daci. Gjini ka shkuar dhe është ulur për t’u qethur, ndërsa në karrigen ngjitur ishte ulur Klodjan Daci.

Pasi është qethur Klodjani, është larguar që të lajë kokën, ndërsa Eraldi po vijonte që të qetheshe. Në shkëmbim të tyre në ambientet e berberhanës, dy personat janë kapur me njëri-tjetrin vetëm duke u parë, dhe pikërisht në këtë moment sherri degradoi. Fillimisht me sy, pastaj me fjalë, më pas dy të rinjtë kanë dalë jashtë berberhanes për t’u konfliktuar fizikisht. Në këtë moment Eraldi nxjerr një palë gërshërë që i kishte marrë nga brenda dyqanit, dhe ka dëmtuar në dorë 19-vjeçarin. Me ndërhyrjen e disa personave të tjerë, sherri është qetësuar, por Klodjani nuk e harroi ndodhinë. Me plagë në dorë, Klodjani shkoi menjëherë në shtëpi, ku edhe njoftoi vëllain e tij të madh, Florjonin.

Të dy së bashku dhe me 8 persona të tjerë janë organizuar duke marrë armë, shkopa bejsbolli dhe leva, kanë hipur në dy makina dhe janë nisur drejt lokalit, ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij, Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Ora shënonte 18:30 e pasdites, dhe Eraldo dhe “grupi” i tij ishin të ulur të gjithë bashkë në një tavolinë.

Rreth orës 18:55, të gjithë personat kthejnë vështrimin nga një grup personash që zbresin nga disa automjete në afërsi të lokalit. Menjëherë nga tavolina, ngrihet Enriko Gjini, xhaxhai i Eraldos, i cili mbush një pistoletë me fishekë dhe e fsheh në brez.

Të gjithë më pas dalin nga lokali dhe përballen me grupin tjetër. Klodian Daci kishte marrë me vete për hakmarrje vëllain Florjanin, Henriko dhe Sergio Tatazin, Anxhelo Bocin, Endri Cimon alias Cungu dhe Argit Kastriotin. Një prej tyre, ndërkohë që të tjerët goditeshin me sende të forta, nxorri një pistoletë nga brezi dhe e mbushi me municion.

Në këtë moment Klodian Daci, i është afruar Anxhelo Bocit dhe nga një çantë marsup i ka marrë një armë zjarri dhe nis të qëllojë mbi kundërshtarët. Baboçi, rrëzohet në tokë i pajetë pasi mori tre plumba, tre në shpatull dhe një në kofshë. I plagosur mbeti dhe Eraldo Gjini, ndërkohë plumbi kapi padashje dhe shokun e tij, Enrik Tatazin. /TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...