Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Më qëlloi me grusht, më shau nga familja”, Auron Tare flet pas dhunimit

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Më qëlloi me grusht, më shau nga familja”, Auron Tare flet pas dhunimit

Studiuesi dhe aktivisti Auron Tare është dhunuar fizikisht dhe verbalisht sot në fshatin Bënçë të Tepelenës, ku edhe po zhvillohej një dëgjesë publike për ndërtimin e një guroreje në kanionet e fshatit, ku do të nxirrej mermer. Raportohet se ka pasur tensionim të situatës, si dhe përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës. Auron Tare ka treguar se shkoi në Bënçë, për të mësuar lidhur me projektin, kur në një moment ai dhe banorët ishin dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga punonjësit e firmës. Banorët ishin thërritur sot në një dëgjesë publike me firmën “Eral Construction”, 3 pronarët e të cilës kanë ushtruar dhunë ndaj Tares dhe ndaj banorëve të tjerë të zonës.

Tare ndodhet në spitalin e Tepelenës, dhe më pas pritet që të bëjë një kallëzim në polici për shkak të dhunës që kanë ushtruar përfaqësuesit e firmës. Në një komunikim me “Fax News”, Tare tha se ai është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëj një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që t’iu shpjegoj se çfarë ndodhi. Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër.

Kanë dashur që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët. Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë. Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje.

Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet. Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, u shpreh Tare.

Tags: Auron TareBënçëdhune

TË LIDHURA

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli
Aktualitet

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë
Aktualitet

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

21:30 | 01/09/2025
Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja
Aktualitet

Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

20:38 | 01/09/2025
Next Post
Gjeopolitika e Covid-19:Gjurmët e një Lufte të re të Ftohtë

Gjeopolitika e Covid-19:Gjurmët e një Lufte të re të Ftohtë

Lista/Konfiskohet pasuria marramendëse e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij

“Si ndiheni që përmendët shqiptarët?”, gazetari grek: S’i nxorëm nga barku ynë

"Si ndiheni që përmendët shqiptarët?", gazetari grek: S’i nxorëm nga barku ynë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re
Bota

Kush do ta sundojë Gazën/ Plani i përgjakshëm izraelit për një Lindje të Mesme të Re

by mirseda
22:24 | 01/09/2025
0

Gati 2 vjet pas shpërthimit të konfliktit të përgjakshëm me Hamasin dhe pasojave që u përhapën në...

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

21:54 | 01/09/2025
Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një proteste, u qëllua nga një burrë me bastun

21:52 | 01/09/2025
Italia nderon Komunitetin Arbëresh të Piana degli Albanesi: Pullë postare me vlerë sociale për traditën dhe kulturën

Italia nderon Komunitetin Arbëresh të Piana degli Albanesi: Pullë postare me vlerë sociale për traditën dhe kulturën

21:34 | 01/09/2025
Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

21:30 | 01/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com