Profesori Melazim Krasniqi, deklaroi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është treguar populist në takimet e tij sa i takon dialogut me Serbinë, ndryshe nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ka mobilizuar popullin serb, në lidhje me këtë çështje.
Deklarata e Krasniqit, u bë mbrëmjen e sotme në emisionin ”Çim Peka Live” në Syri Tv. Sipas tij, Kurti nuk është mësuar në raportet me ndërkombëtarët, dhe retorika e tij nuk ka qenë ealiste.
Krasniqi tha se Kosova është humbëse, pasi është e izoluar dhe ndodhet nën presionin e madh të kundër-aleatëve dhe aleatëve.
Milazim Krasniqi: ”Paraqitja e Albin Kurtit është populiste, që ka prokupim dukjen përpara simpantizantëve të vet. Është në fillim të mandatit, nuk është mësuar sa duket me raportet me ndërkombëtarët. Retorika e tij është populiste dhe jo realiete. Kurti po shfrytëzon dialogun për qëllime elektorale.
Vuçiç ka shpërthim nacionalizmi ekstrem. Humbëse është Kosova, një shtet i izoluar dhe mbetet nën presionin e madh të kundër-aleatëve dhe aleatëve. Ne si LDK dikur, parti antikomuniste kemi pasur një partneritet të madh me SHBA, kemi pasur marrëdhënie të mira me Uashingtonin, na kanë thënë se do vuani, por në fund do të fitoni, sepse do e keni përkrahjen tonë.”