Deputeti Ligoraq Karamelo, i cili është pjesë e minoritetit grek në Shqipëri, ka dorëzuar ditën e sotme, një kallëzim në komisariatin e Korçës.
Në një prononcim për mediat, Karamelo u shpreh se është kërcënuar me jetë dhe mesazhe shantazhuese në rrjetet sociale. Sipas tij, këto kërcënime vijnë 1 javë pas daljes së tij publike në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar.
Ndër të tjera, ai shtoi se i është bërë shantazh, pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.
Ligoraq Karamelo: “Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar. Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj.”