Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Luli si miniaturë e Ramës

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Andi Bushati

Lulzim Basha ka aftësinë e paimagjinueshme për ta shndërruar çdo sukses të mundshëm në disfatë. Që prej të dielës, kur ai u zgjodh për herë të tretë në krye të PD-së, me 81% të votave, debati mes demokratëve është ai i manipulimit të zgjedhjeve brenda partisë.

Ish presidenti Nishani e akuzon për një maskaradë elektorale ku nuk u lejuan të shprehnin vullnetin e tyre me mijëra militantë dhe ku një person votoi deri në 7 herë. Një nga themeluesit e PD, Arben Imami, i kujton mbajtjen sekret të listave, gjë që e bëjnë vetëm organizatat terroriste. Ish kreu i KQZ-së Arben Ristani, që i dha në mënyrë krejtësisht të dyshimtë të vetmen fitore që ka korrur ndaj Ramës, flet për “zgjedhje alla Luli”, pa asnjë rregull dhe modalitet.

Një nga konkurentët që mori 15% të votave, Agron Shehaj, u ankua për përjashtimin e vëzhguesve të tij gjatë votimit, ndërsa tjetri, Fatbardh Kadilli, numëroi kushtet e pabarabarta të një gare, që në fund u fitua nga ai që ka edhe gurin dhe arrën.

Pra, po të ulesh dhe të krahasosh të gjitha argumentat që Basha përdor kundër manipulimit të rezultatit të 25 prilli nga Edi Rama, janë fiks të njëjta me ato që rendisin kundërshtarët e tij brenda PD-së.

Konkluzioni që gëlon në publik nga përkimi kohor i këtyre dy fabulave është i thjeshtë: këtu gjithësecili vjedh atë që ka mundësi, Rama kontrollonte gjithë Shqipërinë dhe rrëmbeu votat e saj, Basha vetëm PD-në dhe bëri në përmasë më të vogël po të njëjtën gjë.

Prandaj pyetjet që ngrihen në këtë rast janë: pse duhej që Basha ta afronte me një muaj garën e brendëshme në parti? Pse duhej që ai të krijonte mbivendosje dhe kakofoni mes zgjedhjeve të blera nga Rama dhe atyre plot kontestime për lidershipin e opozitës? Kujt i shërbente ç’fokusimi dhe shpërndarja e vëmendjes nga paratë e derdhura në funksion të 25 prillit, përdorimi i bandave për të kërcënuar votuesit, blerja e votave nga binomi Toma- Qifja?

Dhe këtu çështja nuk shtrohet aspak në aspektin moral se PD-ja kishte mundësinë të bënte një garë të përkryer për ta servirur si shembull demokracie dhe respektimi të pakicave. Këtë sensibilitet, edhe nëse e ka pasur ndonjëherë, kjo parti e ka humbur me kohë. Ajo nuk e ka, as ambicien, as preokupimin për të shërbyer si një kundërmodel i rilindjes në shoqërinë shqiptare.

Por, qoftë edhe duke qenë përafërsisht të ngjashëm me PS-në e sotme, po aq autoritarë dhe shpërfillës ndaj atyre që mendojnë ndryshe, demokratët e kishin mundësinë që së paku, sa për sy e faqe, mos i mbivendosnin krimit elektoral të Ramës të njëjtat elemente në garën brenda partisë së tyre. Qoftë dhe vetëm për çështje fasade, ata duhet ta kishin lënë publikun të mbllaçiste deri në fund kasaphanën e fund prillit.

Ata e humbën edhe këtë shanc.

Basha nuk pati as këtë kujdes minimal për të mos i  konsumuar dy mëkate të ngjashme në të njëjtën kohë. Ai vuri veton për afrimin e zgjedhjeve nga korriku në qershor, për ta mbyllur sa më shpejt llogaridhënjen për sjelljen e tij katër vjeçare në opozitë, duke ngritur edhe njëherë dyshimet e të gjithë idhtarëve të teorive konspirative, se ai ka një pakt të fshehtë me Ramën, për të mbuluar mëkatet e mëdha të pushtetit.

Natyrisht, për këtë hipotezë që gëlon sa në selinë e LSI-së po aq dhe në minigrupet konspiracioniste anti Soros, nuk kemi ende asnjë provë. Askush nuk mund ta akuzojë konkretisht liderin e opozitës se paguhet për ti shërbyer kryeministrit.

Por ama, sjellja e Bashës ka çuar edhe njeherë ujë pikërisht aty ku i duhej Ramës. Pak rëndësi ka se një gjë e tillë është bërë me qëllim apo nga naiviteti meskin për të mos u përballur me realitetin e hidhur.

Fakti është se nga zgjedhjet në PD edhe njëherë i fituar doli pushteti, të cilit e vetmja alibi i ka mbetur relativizimi i së keqes.

Basha nuk e humbi as këtë rast për të dëshmuar, se sa herë i duhet të zgjedhë mes halleve të veta banale dhe fateve të popullit opozitar (që është disa fish më i madh në numur sesa votuesit demokratë), ai reket ta përdorë partinë si mburojë për të parat. Edhe këtë herë bëri të njëjtën gjë duke u shfaqur si një miniaturë e profilit autoritar të Ramës. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIlulzim basharama

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Next Post
Arnautoviç shau serbisht Alioskin “…nënën tënde shqiptare”. Kërkon falje

Shau Alioskin nga nëna, UEFA dënon Marko Arnautoviçin me një ndeshje

Meta: Reforma në drejtësi nuk është e suksseshme

Vendimi i Holandës për negociatat/ Meta: Të plotësojmë të gjitha kushtet

Deputeti i minoritetit grek bën kallëzim në polici: Më kanë kërcënuar me jetë

Deputeti i minoritetit grek bën kallëzim në polici: Më kanë kërcënuar me jetë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com