Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

U rizgjodh në krye të PD/ Basha-rivalëve: Të bashkohemi, armiku ynë është Rama

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
U rizgjodh në krye të PD/ Basha-rivalëve: Të bashkohemi, armiku ynë është Rama

Kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë anëtarët, të cilët e votuan në zgjedhjet e 13 qershorit. Përmes një fjalimi nga selia blu, Basha u shpreh se me votimet e së dielës, demokratët treguan se nuk e njohin masakrën elektorale të 25 prillit.

Ai u shpreh se të gjithë energjitë e demokratëve duhet të përdoren për të rrëzuar regjimin Rama-Doshi.

Basha iu drejtua me një mesazh 3 kundërshtarëve të tij në zgjedhjet e djeshme, Agron Shehajt, Edith Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, të cilët i ftoi për të vijuar betejën ndaj Ramës.

Fjala e kreut të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate,
Sikurse e kam thënë pak ditë më parë dhe sikurse e dinte secili prej jush, të dielën sytë e shqiptarëve u drejtuan nga Partia Demokratike.
Ata nuk pritën gjatë dhe ju nuk munguat në përgjigjen tuaj të qartë dhe të fortë!

Ju treguat me krenari që ne jemi në këmbë, që jemi të bashkuar, që jemi të fortë dhe, se pikërisht atëherë kur vështirësitë duken të pakapërcyëshme, nuk dorëzohemi kurrë!

Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.

Sepse, vëllezër dhe motra, në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë. Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim.

Edhe njëherë falemindeirt nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm. Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Vëllezër dhe motra, e djeshmja nuk ishte një ditë e rëndësishme vetmë për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë. Është e tillë sepse nëpërmjet pjesëmarrjes në procesin një anëtar një votë, ju nuk ushtruat vetëm të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri, por nëpërmjet votës përcaktuat vijën e aksionit tonë politik.
Ndaj dhe vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbej si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit.

Sepse me këtë votë të qartë ju refuzuat të njihni masakrën zgjedhore të 25 prillit! Me këtë votë të qartë ju refuzuat bashkëpunimin me regjimin Rama-Doshi! Me këtë votë të qartë ju vendosët se bashkë, të gjithë bashkë, do të luftojmë me gjithë forcën tonë për ndryshimin që u pengua në 25 prill. Me këtë votë të qartë ju vendosët se do të luftojmë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin jemi krijuar dhe rrojmë si pariti, një Shqipëri demokratike.

Me këtë votë të qartë treguat se mbani brenda vetes besimin se ne mund ta ndryshojmë këtë vend, jo me mjetet e të keqes, as me forcën e verbër të pushtetit të bërë njësh me krimin dhe oligarikinë, por forcën e vlerave, me besimine njerëzve të lirë që pa asnjë pushtet japin gjithcka që vendi të ndryshoj për mirë.

Sot jemi të gjithë të vetëdijshëm se kjo që kemi zgjedhur është rruga e drejtë por po kështu edhe rruga më e vështirë.

Ndaj vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate të pamposhtur përballë pabarazive të mëdha, unë e lexoj qartë vullnetin tuaj, e dëgjoj me vëmendje zërin tuaj, i njoh zemrat tuaja ndaj e di që sot, në këtë ditë të rëndësishme të historisë sonë, nuk prisni gjë tjetër prej meje vecse t’ju them atë për të cilën erdha të kërkoj mbështetjen tuaj gjatë kësaj garë: Është koha për ne të hidhemi edhe njëherë në betejë.

Edhe njëherë për demokracinë, edhe njëherë për Shqipërinë edhe njëherë për shqiptrarët, deri në largimin e kësaj pakice që mban peng vullnetin e tyre. Padyshim ajo që na pret përpara nuk është më e lehtë se ajo që kemi lënë pas.

Por, unë e di që me forcën që na kanë dhënë shqiptarët në 25 prill dhe me vendosmërinë që treguat nëpërmjet votës tuaj, shpresa për demokraci dhe për ndryshim nuk do të zhduket nga ky vend. Unë e di që bashkë me shumicën e shqiptarëve ne do ta rrëzojmë këtë regjim!

Prandaj ne do të luftojëm çdo ditë, për çdo shqiptar, kundër cdo padrejtësie, me çdo mjet, në çdo forum, të brendshëm dhe të jashtëm, do marrim mbi supe cdo përgjegjësi që në sa më pak kohë t’I kthejmë vendit legjitimitetin dhe demokracinë. Bashkë, të gjithë bashkë, të sjellim një të ardhme më të mirë për për për fëmijët shqiptarë, për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Demokratë dhe demokrate, ju falenderoj nga thellësia e zemrës për besimin tuaj. Unë e mirëpres këtë përgjegjësi dhe jam gati të luftoj me gjithë forcën time që ta kthej në shërbim ndaj jush dhe Shqipërisë! Zoti ju bekoftë, Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Tags: fjalimkreululzim bashaPD

TË LIDHURA

Zbatica në Plazhin e Vjetër, tërhiqet uji i detit mbi 10 metra nga vija bregdetare në Vlorë
Aktualitet

Zbatica në Plazhin e Vjetër, tërhiqet uji i detit mbi 10 metra nga vija bregdetare në Vlorë

08:36 | 04/03/2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Next Post
“Nuk do të jetë e lehtë”, Vuçiç flet për dialogun Kosovë-Serbi

Takimi Kurti-Vuçiç, në Bruksel i pranishëm do të jetë edhe Presidenti Biden

Gazetari “ngacmon” demokratët, Edi Paloka ngatërron makinën

Gazetari “ngacmon” demokratët, Edi Paloka ngatërron makinën

Arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete, prej 10 ditësh qëndron në burg

Arrestohet gabimisht për vjedhje biçiklete, prej 10 ditësh qëndron në burg







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Zbatica në Plazhin e Vjetër, tërhiqet uji i detit mbi 10 metra nga vija bregdetare në Vlorë
Aktualitet

Zbatica në Plazhin e Vjetër, tërhiqet uji i detit mbi 10 metra nga vija bregdetare në Vlorë

by mirseda
08:36 | 04/03/2026
0

Fenomeni i zbaticës është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Plazhit të Vjetër në...

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

23:10 | 03/03/2026
Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com