Mbrëmjen e nesërme starton kampionati europian UEFA EURO 2020, me ndeshjen hapëse Itali-Turqi e cila do të luhet në ‘’Stadio Olimpico’’ të Romës.
Ceremonia hapëse e kompeticionit do të startojë dy orë para ndeshjes zyrtare, me performancën e disa prej artistëve më me zë botëror.
Hapësirë në këtë kompeticion do të ketë dhe për këngëtarin shqiptar, Ermal Meta. Kënga e Metës e titulluar ‘’Uno’’, është zgjedhur nga gjigandi mediatik” Sky Sport, si këngë e cila do të shoqërojë shikuesit gjatë gjithë kompeticionit.
Kënga, e kançuar një muaj më parë, flet për futbollin dhe të dëshirën e të rinjve për tu bërë futbollist.