Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Mitet mbi ushtrimet fizike: Sa duhet të stërvitemi për të qenë të shëndetshëm?

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Mitet mbi ushtrimet fizike: Sa duhet të stërvitemi për të qenë të shëndetshëm?

Ne të gjithë besojmë se duhet të ushtrohemi fizikisht akoma më shumë. Atëherë pse është kaq e vështirë që ta arrijmë këtë gjë? Daniel Liberman, profesor i biologjisë evolucionare në Universitetin e Harvardit në SHBA,hedh poshtë mitet e zakonshme rreth stërvitjes:

Miti nr.1: Është normale që njerëzit të ushtrohen fizikisht

Në fakt stërvitja është një sjellje shumë moderne. Për miliona vjet, njerëzit ishin fizikisht aktivë për vetëm dy arsye:kur ishte e nevojshme ose e dobishme. Aktivitetet e nevojshme fizike përfshinin marrjen e ushqimit dhe bërjen e gjërave të tjera për të mbijetuar. Aktivitetet shpërblyese përfshinin lojërat, vallëzimet për t’u argëtuar ose për të zhvilluar aftësi. Por askush në epokën e gurit nuk vraponte për qejf për disa km apo të ngrinte pesha.

Miti nr.2: Shmangia e ushtrimeve do të thotë që ju jeni dembel

Sa herë që shoh shkallët lëvizëse pranë shkallëve të zakonshme, një zë i vogël në trurin tim më thotë: “Merr shkallët lëvizëse”. Edhe pse shkallët lëvizëse nuk ekzistonin dikur, ky instinkt është krejt normal, pasi aktiviteti fizik sjell humbjen e kalorive, të cilat deri vonë ishin gjithmonë në mungesë. Kur ushqimi është i kufizuar, çdo kalori e shpenzuar për aktivitet fizik është një kalori që nuk shpenzohet për funksione të tjera kritike si mirëmbajtja e trupit tonë, ruajtja e energjisë dhe riprodhimi.

Miti nr.3: Qëndrimi ulur të dëmton po aq sa edhe pirja e duhanit

Po, shumë pasivitet fizik është i pashëndetshëm, por le të mos ta demonizojmë një sjellje aq normale sa është qëndrimi ulur. Njerëzit në çdo kulturë rrinë shumë kohë ulur. Edhe njerëzit e egër, të cilët nuk kishin luksin të rehatoheshin, qëndronin ulur rreth 10 orë në ditë, po aq sa perëndimorët.

Por gjithnjë ka mënyra më pak të shëndetshme për t’u ulur. Studimet tregojnë se njerëzit që ulen në mënyrë aktive duke u ngritur çdo 10 ose 15 minuta e zgjojnë metabolizmin e tyre dhe gëzojnë shëndet më të mirë afatgjatë sesa ata që rrinë ulur për orë të tëra pa ndërprerje.

Miti nr.4: Paraardhësit tanë ishin punëtorë, të fortë dhe të shpejtë

Një mit i zakonshëm është se njerëzit ishin dikur atletë të pabesueshëm, super të fortë, super të shpejtë dhe të aftë për të vrapuar shumë gjatë. Nuk është e vërtetë. Shumica e njerëzve të egër ishin mjaftueshëm të aftë, por mesatarisht të fortë dhe jo veçanërisht të shpejtë.

Miti nr.5: Nuk mund të bini në peshë duke ecur

Deri vonë, pothuajse çdo program i rënies në peshë përfshinte ushtrimet fizike. E vërteta është se ju mund të bini më shumë në peshë përmes dietës ushqimor sesa ushtrimeve, sidomos ushtrimeve të moderuara, siç është150 minuta ecje e shpejtë nënë javë.

Miti nr.6: Vrapimi do t’iu dëmtojë gjunjët

Shumë njerëz kanë frikë nga vrapimi, pasi druhen se kjo do t’i shkatërrojë gjunjët. Këto shqetësime nuk janë tërësisht të pabazuara. Por gjunjët dhe nyjet e tjera nuk janë si amortizatorët e makinës që konsumohen nga përdorimi i tepërt. Përkundrazi, studime të shumë kanë treguar se vrapimi, ecja dhe aktivitete të tjera i mbajnë gjunjë më të shëndetshëm.

Miti nr.7: Është normale të jemi më pak aktivë kur plakemi

E vërteta është se ne kemi evoluar për të qenë gjyshër duke qenë aktivë, në mënyrë që të sigurojmë ushqim për fëmijët dhe nipërit tanë. Nga ana tjetër, qëndrimi fizikisht aktiv kur plakemi stimulon procese të panumërta të mirëmbajtjes në formë të trupit tonë.

Miti nr.8: Ekziston një normë e ushtrimeve optimale

Shumë profesionistë të shëndetësisë ndjekin rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetit për të paktën 150 minuta në javë ushtrime të moderuara ose 75 minuta në javë stërvitje intensive.

Në fakt, kjo është një recetë arbitrare,pasi mundësia për t’u ushtruar varet nga dhjetëra faktorë si gjendja fizike, mosha, historia e dëmtimeve muskulore etj. Edhe vetëm 1 orë në javë (tetë minuta në ditë), mund të sjellë përfitime të konsiderueshme. Nëse mund të bëni më shumë, akoma më mirë, por nivele shumë intensive nuk ju japin përfitime shtesë.

Miti nr.9: Motoja “Thjesht bëje”nuk funksionon

Për të promovuar stërvitjen fizike, ne zakonisht e përshkruajmë atë dhe e shesim, por le të kujtojmë se si kemi evoluar që të jemi fizikisht aktivë për vetëm dy arsye:kur ishte e nevojshme apo e dobishme. Prandaj le të gjejmë mënyra për t’i bërë të dyja:ta bëjmë të domosdoshme dhe të dobishme.

Miti nr.10: Ushtrimi fizik është formula magjike për një shëndet të mirë

Le të mos e shesim stërvitjen fizike si ilaçin çudibërës. Në botën moderne perëndimore nuk ishte e mundur më që të ishim fizikisht aktivë, ndaj shpikëm ushtrimet fizike. Por ato nuk janë formula magjike që garanton shëndet të mirë. Fatmirësisht, vetëm një sasi e vogël ushtrimesh mund të ngadalësojë ritmin me të cilin plakemi, dhe të zvogëlojë ndjeshëm shanset për t’u prekur nga një gamë e gjerë sëmundjesh.

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/lifeandstyle/2021/jun/06/just-dont-do-it-10-exercise-myths

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: mite fizikeshendetiushtrime

TË LIDHURA

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë
Kuriozitete

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më!
Kuriozitete

Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më!

21:22 | 21/05/2025
Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai
Kuriozitete

Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai

22:36 | 20/05/2025
Next Post
Vrasjet në vend/ Hoxha thirrje Ramës: Komandant, thuaju ta mbajnë pak dorën

Vrasjet në vend/ Hoxha thirrje Ramës: Komandant, thuaju ta mbajnë pak dorën

Konfirmohen rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri

Konfirmohen rastet e para të Gripit të Shpendëve në Shqipëri

Një doracak për të kuptuar ato që thotë e bën Ilir Meta

“Revolucioni i ri” i elitës së vjetër dhe leksioni i 25 prillit

JU REKOMANDOJMË

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë
Bota

Presidentja e Sllovenisë akuza Izraelit për gjenocid në Gaza, deklarata e fortë

by mirseda
15:04 | 23/05/2025
0

Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin Evropian, duke e...

Janë jashtë planeve, priten disa largime te Partizani

Janë jashtë planeve, priten disa largime te Partizani

14:59 | 23/05/2025
Rozana poston foton tërheqëse në Instagram, ‘vera po vjen’

Rozana poston foton tërheqëse në Instagram, ‘vera po vjen’

14:54 | 23/05/2025
“Vetëm tatuazhet na zbulon”- Erand Sojli e ngacmon

“Vetëm tatuazhet na zbulon”- Erand Sojli e ngacmon

14:51 | 23/05/2025
SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Koreja e Jugut

14:47 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com